Problemi i Hoxhës: Trashëgimia Komuniste dhe kërkesat e të vdekurve

Tuesday, 17 December 2019 12:23

Dr. Lori E. Amy

Profesor, Studimet kulturore dhe të Shkruarit, Universiteti Jugor i Georgia-s

Drejtor Akademik dhe Koordinator i të Drejtave të Njeriut, OTTOnomy

Nëse trashëgimia përfaqëson të trashëguarit nga e kaluara, atëherë përkujtimi përfshin një përgjigje mbi kërkesat e të vdekurve.

Joost Fontein, Politika e të vdekurve: trashëgimia e gjallë, kockat dhe përkujtimi në Zimbabwe

Dua të mendoj për sistemin e deportimit 1949-1955 përmes kësaj lenteje trashëgimie dhe përkujtimi si përgjigje ndaj kërkesave të të vdekurve. Pse trashëgimi, dhe pse një përgjigje ndaj kërkesave të të vdekurve?

Së pari, trashëgimia: Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve (ICOMOS) e përcakton trashëgiminë kulturore si "një shprehje e mënyrave të jetesës të zhvilluara nga një komunitet dhe të kaluara brez pas brezi, përfshirë zakonet, praktikat, vendet, objektet, shprehjet artistike dhe vlerat "(ICOMOS, 2002). Kur e konsiderojmë trashëgiminë kulturore si "mënyra të të jetuarit të zhvilluara nga një komunitet dhe të kaluara brez pas brezi", atëherë ne shohim se në një gjysmë shekulli të terrorit shtetëror në Shqipëri u krijua në të vërtetë një kulturë – kulturë spiunimi, burgosjeje, torture, ekzekutimi, pune të detyruar, të gjitha këto të udhëhequra nga fantazitë paranojake egomaniakale të Enver Hoxhës dhe të zbatuara nga rrethi i tij i brendshëm.

Prandaj dua ta filloj këtu: traumat specifike që njerëzit jetuan nën komunizëm ishin secila prej tyre pjesë e një pëlhure kulturore më të madhe, çdo thurje e së cilës u qep me terror shtetëror. Njerez të dërguar nëpër burgje, familje që jetonin nën shtypjen e biografisë së keqe, ato të shpronësuar, torturuar dhe ekzekutuar - këto janë viktimat e dukshme të terrorit shtetëror. Por këto lloj dhunërash mund të ndodhnin vetëm me anë të shtypjes brutale të disidentëve dhe të vrasjes së dhunshme të të gjithë opozitës së mundshme, kryer nga arkitektët e terrorit dhe agjentët e shtetit. Kjo shtypje brutale nga ana tjetër terrorizoi pjesën tjetër të popullsisë duke i kthyer ose në mbështetës bashkëfajtorë të regjimit ose në të dorëzuar pasivë me shpresën e mbrojtjes së vetes së tyre.

Për dy brezat e lindur midis kësaj strukture të terrorit shtetëror, si dhe për brezin e lindur në tranzicion, kjo është trashëgimia kulturore me të cilën ne duhet të përballemi: “mënyrat e jetësës të zhvilluara brenda një komuniteti”, të terrorizuara, dhe duke qenë të detyruar të pranojnë urdhrat arbitrare të një shteti kriminal, përfshijnë:

  • një frikë kronike e të thellë;
  • konfidencialitet e mosbesim, sigurisht, pasi spiunimi dhe gënjeshtrat janë modus operandi i këtij regjimi;
  • dhe një rang të gjerë mohimesh (nga gënjeshtrat e qarta si mohimi i krimeve, tek zakonet e përditshme që njerëzit zhvilluan për t’i mbijetuar dhunës së regjimit).

Për të rrokur plotësisht arsyen se pse Shqipëria nuk është përballur ende me krimet e diktaturës së proletariatit, duhet ta kuptojmë këtë dhunë shtetërore si një trashëgimi kulturore të komunizmit. Kur ta kuptojmë këtë, do të vërejmë se çdo përpjekje për të dokumentuar krimet e komunizmit has këtë problem: çdo person që ne tani mund ta quajmë si “torturues”, nën Kushtetutën komuniste dhe Kodin Penal të 1952, ai ka ndjekur ligjet e vendit dhe zbatuar urdhrat e eprorëve të vet. Gjyqtari që firmoste një urdhër ekzekutimi, hetuesi që drejtonte torturat, gjuajtësit me armë në një skuadër ekzekutimi, ishin që të gjithë duke kryer punën e tyre.

Njëzet e shtatë vjet pas rënies zyrtare të komunizmit, natyra kriminale e diktaturës komuniste ende nuk është njohur zyrtarisht nga asnjë qeveri, dhe është pikërisht ky mospranim dhe mosmarrje e përgjegjësisë për krimet e shtetit, që lejon që ky krim shtetëror të vazhdojë, tani, i pakontrolluar. Prandaj, kjo është arsyeja pse duhet t'i drejtohemi trashëgimisë në mënyrë që të merremi me krimet e komunizmit: sepse ne tani kemi katër gjenerata shqiptarësh që kanë lindur në një kulturë të formuar nga terrori shtetëror dhe "mënyrat e të jetuarit" të zhvilluara nga një popull që jeton në këtë kulturë, janë trashëguar dhe vazhdojnë të trashëgohen brez pas brezi.

Që të përballemi me të kaluarën e cila vazhdon ta fanisë vendin dhe të numërojë të gjitha krimet gjithëpërfshirëse të diktaturës së proletariatit, duhet të përballemi, si përfundim, me arkitekturën e terrorit shtetëror dhe arkitektin e tij primar: Enver Hoxhën.

Një shtet kriminal tëhuajëzon pëlhurën e marrëdhënies shoqërore – dhe ky është shkaku për të cilin dhe mënyra se si njerëzit veprojnë në atë formë. Por ne mund të jemi dhe krejt e kundërta. Ishte baza e marrëdhënieve tona njerëzore, mbi të gjitha, që diktatura e proletariatit përdhosi, dhe studimi ynë për të kaluarën komuniste duhet të jetë në shërbim të rivendosjes së vetvetes si qenie njerëzore në një lidhje etike me njëri-tjetrin.

Për shkak se ne ende nuk e kemi bërë këtë punë, modelet e mohimit - një aspekt themelor i strukturës së terrorit shtetëror, mbeten jo vetëm një trashëgimi e regjimit komunist, por një tipar vazhdimësie i shtetit sot. Kjo është shumë, shumë e rrezikshme. Gjysma e popullatës është nën 30 vjeç, dhe shumë njerëz mendojnë - gabimisht - se kjo gjeneratë e re nuk interesohet për të kaluarën komuniste dhe se, në të vërtetë, komunizmi nuk ka asnjë lidhje me ta. E në fakt, shumëkush nga pushteti politik duket sikur po pret që i mbijetuari i fundit i sistemit të vdesë dhe pastaj ata mendojnë se do të jenë të lirë nga "problemi" i komunizmit.

Ata e kanë gabim.

Për kërkesën e të vdekurve duhet të jepet llogari.

Që të vdekurit të pushojnë në paqe, që të gjallët të bëjnë paqen e tyre me të kaluarën, për të rinjtë tanë që të shërojnë plagët e trashëguara brez pas brezi për gati një shekull, tani ne duhet të merremi, më në fund, me strukturën e dhunës shtetërore dhe natyrën e shtetit kriminal.

  • Më 22 Maj 1952, Bilbil Klosi prezantoi kodin e ri penal, bazuar në “parimet e luftës së klasave” dhe “drejtësisë revolucionare”.
  • Neni 6 i Kodit e lejonte që fëmijët që kishin mbushur 12 vjeç të burgoseshin për “dëmtim të pronës shtetëore dhe sabotim ekonomik”.
  • Neni 16 parashikonte dënimet për këto krime me “vdekje, burgim, ose internim në “kampet e punës së detyruar”.

Kjo listë ishte shumë më e gjatë.

Ky ishte Kodi Penal i 1952. Por si arriti vendi në pikën e miratimit të Kushtetutës socialiste dhe të parashikonte dënimin e dymbëdhjetëvjeçarëve për sabotim ekonomik? Trajektorja u vendos me Gjyq-Show-n e parë në Shqipëri, “Gjyqi i tradhëtisë shqiptare” i vitit 1945, të “luajtur” në Teatrin Kombëtar.  Dhe këtu arrijmë në zemrën e trashëgimisë si një "Trashëgimi nga e kaluara" dhe përkujtimin si "përgjigje ndaj kërkesave të të vdekurve". (Fontein https://www.theasa.org/publications/asaonline/articles/asaonline_0102.shtml). Si një trashëgimi e së kaluarës, Gjyqi tradhtar i vënë në skenë në Teatrin Kombëtar është, për ta thënë me fjalët e Robert Elsie, "një nga ngjarjet më spektakolare në periudhën e hershme të komunizmit në Shqipëri, dhe ajo shënoi fillimin e një mbretërimi të paparë të terrorit që zgjati me vite. Njerëz të panumërt u burgosën, internuan ose pushkatuan nga skuada e pushkatuesve.”

Gjyqi i tradhtisë së vitit 1945, i vënë në skenë në Teatrin Kombëtar, ishte ngjarja përuruese që instaloi shtetin kriminal të Enver Hoxhës.

Sikundër kanë vërejtur shumë studiues, fuqitë aleate financuan grupet e para politike brenda Shqipërisë së pushtuar për të kryer operacione sabotimi kundër italianëve dhe, më vonë, kundër forcave ushtarake gjermane. Literatura e periudhës është plot me ankesa kundër përpjekjeve për kryengritje të shqiptarëve, të cilat ishin kryesisht joefektive, në masë të madhe sepse grupet politike përdorën paratë dhe armët për të luftuar njëri-tjetrin. Për Shqipërinë, Lufta e Dytë Botërore ishte më shumë një luftë e brendshme për kontrollin politik të vendit se sa për luftën sëbashku me aksin e aleatëve; aq sa disa studiues i referohen Luftës së Dytë Botërore si lufta civile e Shqipërisë (Elsie 2015; Fevziu 2017; Lucas 2015). Partizanët ishin veçanërisht efektivë për të zhdukur kundërshtarët e tyre, veçanërisht Ballin Kombëtar, rezistencën nacionaliste antikomuniste dhe Legalitetin, forcën besnike të Mbretit Zogu, i cili iku nga Shqipëria në fillim të pushtimit italian. Nga koha e mbarimit të luftës së dytë botërore, partizanët kishin pastruar një pjesë të madhe të opozitës së tyre politike. Kur marshuan në Tiranë më 28 nëntor 1944, qëllimi kryesor i tyre ishte të përfundonin punën e tyre duke pastruar të gjithë opozitën politike dhe konsoliduar pushtetin (Elsie 2015; Fevziu 2017).

Skena e krimit të komunizmit fillon në Teatrin Kombëtar në vitin 1945 me Gjyqin e Tradhtisë dhe "mbretërimin e terrorit" që përuroi. 17 nga 60 personat e gjykuar ishin të dënuar me vdekje si kriminelë lufte dhe armiq të popullit: “ekzekutimet u kryen menjëherë, më 14 Prill 1945, në një kanal në Kodrën e Priftit në Tiranë” Elsie 15). Më pas, gjyqet e shfaqjes komuniste u bënë një tipar standard i jetës nën diktaturë dhe ishin mjeti kryesor për shpronësimin e pasurisë: "Të gjitha dënimet me vdekje, ose ato me pesë ose më shumë vjet burgim, bartnin me vete konfiskimin e plotë të pasurisë së të akuzuarit. Kështu, një pjesë e madhe të vejash, grash dhe fëmijësh, u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u hodhën rrugëve”(Elsie 27). Në të vërtetë, ky sistem gulagësh u zhvillua në bashkëpunim me shpronësimin shtetëror dhe spastrimet politike; familjet e shpronësuara dhe gratë dhe fëmijët e të burgosurve dhe të ekzekutuarve, u dërguan në kampe internimi, ndërsa mijëra të tjerë u dërguan në punë të detyrueshme nëpër kampet e burgjeve.

Shpronësimi në masën 100%, në të njëjtën kohë me formimin e sistemit të gulagëve - dhe në tërësi një vend i ndërtuar nga skllavëria e të burgosurve dhe puna e detyruar (e quajtur "vullnetare") – kjo është trashëgimia nga komunizmi, dhe ne ende po e jetojmë këtë dhunë sot. Për shembull:

  • • Afërsisht 20% e popullsisë në Shqipëri ishte subjekt i masave ekstreme shtypëse të regjimit, dhe 80% e atyre që janë ekzekutuar nga regjimi nuk janë gjetur, dhe nuk ka të ngjarë të gjenden, për t’u varrosur (Krasniqi 2012). Mijëra qytetarë të thjeshtë janë ende duke kërkuar të dashurit e tyre që u ekzekutuan dhe trupat e të cilëve u varrosën në fshehtësi. Varri masiv që u gjet prapa Malit të Dajtit ilustron një shembull të tillë: tre burra të zakonshëm me lopata dhe informacione që ata kishin në lidhje me vendin ku anëtari i një familjeje mund të ishte varrosur, filluan të gërmonin. . . dhe zbuluan kufomat e 19 personave të ekzekutuar dhe të varrosur në fshehtësi, taktikë kjo e shtetit për të penguar familjet në gjetjen e trupave të atyre që u vranë nga shteti (Erebera

  http://www.balkaninsight.com/en/article/investigation-son-s-search-for father-uncoversalbanian-mass-grave).

  • Kthimi i pronave është plotësisht i dështuar, duke e lënë pronën të lidhur me gjykata pa ndonjë afat të parashikueshëm përfundimi në horizont. Krimet e pronave janë norma, ndërsa krimet e shpronësimit komunist përsërisin veten sot në një rreth vicioz ndërtuesish të fuqishëm dhe zyrtarësh qeveritarë të korruptuar që kërcënojnë, marrin ryshfet dhe urdhërojnë ndryshime të paligjshme në titujt e pronësisë, një biznes i madh ky në një vend ku, pas pesëdhjetë vitesh diktature komuniste, familjet e shpronësuara janë akoma duke luftuar për pronat e tyre të kontestuara. Avokatë, gjyqtarë, ndërtues të fuqishëm, administratorë në Zyrën e Pasurive - të gjitha këto janë raste të zakonshme të institucioneve shtetërore dhe zyrtarëve që çojnë përpara strukturën kriminale të shpronësimit shtetëror, kësaj radhe për të vjedhur prona për ndërtime të paligjshme.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...