Serioziteti i Presidentit të Republikës dhe cirku qeveritar

Tuesday, 17 December 2019 12:41

Përballë qeverisë dhe këtij kryeministri kloun estrade, situate emergjente, ajo afatmesme dhe afatgjatë post tërmetit kërkon një projekt serioz dhe transparent për shqiptarët. Që prej 26 nëntorit në mediat shqiptare me logon e ERTV në krye, kemi parë Live gjatë gjithë ditës një kloun që shkon sa andej –këndej puth duart e të varfërve, përdor familjet e viktimave për propagandë, ndryshon deklaratat e premtimit të rindërtimit njëherë brenda dimrit, njëherë brenda 2020 e më e fundit e ka çuar premtimin deri në qershor të 2021.
Përballë kësaj estrade kemi propozimet konkrete të kreut të opozitës Lulzim Basha në njërën anë dhe të Presidentit të Republikës Ilir Meta në anën tjetër. Por, përgjigja e estradës “Rilindja” ka qenë propaganda e shfrenuar deri në përdorimin e viktimave të tërmetit.
Ndoshta është I vetmi rast në botë që tragjedia e 26 nëntorit përsa i përket fatkeqësisë nga tërmetet ishte paralajmëruar. Të mos harrojmë muajin korrik kur Presidenti I republikës, Ilir Meta, e dha jo vetëm një herë alarmin për këtë gjendje. Dhe me të drejtë shtroi pyetje: Ku jemi?! Për sa I përket çështjes së emergjencave civile.
Presidenti i Republikës, vazhdoi të bëjë thirrje për një pakt kombëtar. Meta kërkon konsensus politik në përpjekjen për të kërkuar fonde nga konferenca e donatorëve, por dhe rialokimin e disa shpenzimeve të planifikuara për vitin 2020 për fondin e emergjencës. Kreu i shtetit kërkon edhe rialokimin e disa investimeve publike të financuara direkt apo dhe në formën e projekteve PPP, të cilat mund të gjykohen që nuk kanë karakter emergjent. Kreu i shtetit i kërkon qeverisë që të menaxhojë me transparencë sa më të madhe fondet që vetë taksapaguesit shqiptarë dhe ata të huaj do të japin për të rindërtuar zonat e dëmtuara nga tërmeti, duke i kujtuar asaj se dëmet paguhen nga taksapaguesit dhe jo qeveria.
Por banda e Rilindjes lëshoi dy kasnecët, dhe të gjithë anëtarët e bandës, që të tallen me Presidentin dhe paralajmërimin e tij. Tani, zot se u ka ngelur buzëqeshja në buzë se nuk janë nga ai lloj malli por nuk e dimë ende sa thellë I ka prekur numri I kufomave. Të mos harrojmë skenat e neveritshme, kur Rama ‘qan’ me një njeri me2-3 shtëpi, kur bën si kloun duke I folur qenve dhe ndërkohë arrestohen gazetarë se tregojnë të vërtetën. U sulën kasnecët e Ramës në media me një tezë perverse që tashmë nuk është koha për politikë. Për hir të së vërtetës ata që e shpiken janë inteligjentë. Sepse pas kësaj teze dhe përhapje të saj fshihet përgjegjësia reale. U hap me shpejtësi dhe nisën punën të gjithë langonjtë që nuk është dita që të merremi me politikë. Por është pikërisht dita për të vënë gishtin mbi përgjegjësit kryesorë , që lanë shqiptarët në dorë të fatit, edhe pse herë për të parë në historinë e njerëzimit për çështjen e tërmeteve pati paralajmërim. Është pikërisht dita dhe nuk është aspak politike për të treguar me gisht këtë bandë të zijosur, se janë bërë miliarderë me PPP-të dhe nuk pati asnjë masë të marrë për emergjencat civile në raste të tilla tragjedish. Janë vetëm një bandë injorantësh dhe të pangopur. Edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte e gabuar sepse duhet të ishte shpallur gjendja e emergjencës civile. / Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 17 December 2019 12:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...