Gjermani-Finlandë/ Shqiptarët ‘përmbytin’ Europën me tonelata kokainë

Tuesday, 17 December 2019 21:12

Sasi të mëdha kokaine janë kapur 2 ditët e fundit në Gjermani dhe Finlandë, dërgesa të cilat janë bërë nga shqiptarët.

Një ditë më parë, policia gjermane ka njoftuar se ka kapur gjysmë toni kokainë në një ngarkesë me banane. Operacioni është kryer në qytetin e Neu-Ulm, Bavari.

Në pranga janë vënë 6 persona nga mosha 24 deri në 39 vjeç. 5 nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe i gjashti është nga Rumania.

 

Image

 

Sipas policisë gjermane 7 persona kishin shkuar në magazinën ku ishte vendosur ngarkesa me banane dhe u përpoqën që të nxirrnin kokainën në disa çanta.

Por njësitë speciale të policisë bavareze prangosën 6 prej tyre në afërsi të ndërtesës. I 7-ti ka mundur të arratiset dhe me gjithë përpjekjet e policisë, nuk bërë i mundur arrestimi.

Ndërsa në Finlandë policia ka mundur të sekuestrojë sasinë më të madhe të kokainës për këtë shtet. Sipas policisë finlandeze, kokaina është gjetur në fuqi metalike në ambientet e një firme kimike.

 
 
 
Epäiltyjen kiinniotto Helsingin Olympiaterminaalissa maanantaina
 

Kanë qenë autoritet e kësaj firme që kanë njoftuar policinë, pasi disa persona të dyshimtë janë futur në ambientet e saj. Policia ka rrethuar zonën, por nuk ka mundur që të ndalojë të dyshuarit.

Pas kontrolleve të imtësishme policia ka zbuluar kokainën e cila ishte e përzier me lëndë kimike.

Autoritetet kanë shpërndarë fotot e 3 personave të dyshuar dhe sipas tyre, janë shqiptarë. Nuk ka shumë detaje në lidhje me këtë operacion, pasi sipas burimeve zyrtare të cituara nga mediat vendase, është ende në vazhdim.

Image

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...