Sekretari Europian i Energjisë Kopac përplaset keq me ministren Balluku

E mërkurë, 18 December 2019 21:47

Raporti i Sekretariatit të Komitetit për Energjinë ka përplasur drejtuesin e sekretariatit, Janez Kopac, dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, ministrja Balluku dhe Kopac u përfshinë në një debat, ku nga ana e saj Balluku u shpreh se qeveria shqiptare nuk është njohur me një draft raport sa i përket të dhënave mbi sektorin e energjisë.

 

“Sot Republika e Shqipërisë gjatë vitit 2019 nuk e meriton zoti Kopac, nga 52 për qind të zbresë në 50 % sepse ka plotësuar një kërkesë të rekomandimit tuaj, pas 3 vjetësh. Këtë vit pse nuk e keni aplikuar dërgimin e draftit, pasi vitet e mëparshme keni dërguar të gjitha drafte”-tha Balluku.

Sipas Ballukut, qëndrimi i Kopac ishte personal ndaj saj, gjë që ka cenuar imazhin e Shqipërisë. “Ky raport nuk i krijon probleme Belinda Ballukut personalisht. Ky raport cenon imazhin e Republikës së Shqipërisë dhe askush nuk ka të drejtë që në raporte ku i referoheni Republikës së Shqipërisë të përmendni emra drejtorësh që ikin e vijnë dhe sigurisht nuk mbajnë as peshën e reformave dhe as nuk janë ata arsyeja pse reformat bëhen në këtë vend”, tha ajo.

Mes gjithë kundërshtive dhe debateve të ndezura, drejtuesi i Sekretariatit të Energjisë, Janez Kopac, i qëndroi raportit duke argumentuar se Shqipëria ka nevojë të ecë me hapa më të shpejtë përpara. “Ky është raporti ynë dhe nuk është raporti i ministrisë dhe ne qëndrojmë pas tij. Çdo gjë që është thënë aty nuk është e pavërtetë. unë në fakt nuk jam person i marrëdhënieve me publikun, unë jam një burokrat i cili thjesht kontrolloj nëse ka pasur një papajtueshmëri me direktivën apo jo dhe unë jam këtu për të paraqitur punën që është bërë nga sekretariati. Ju po përsërisni disa të pavërteta të cilat me aq herë sa i thoni mund t’i marrin si të vërteta. Ndaj ju lutem mos e vrisni dhe mos e dëmtoni lajmësin. Unë jam këtu thjesht për të pasqyruar raportin”,- tha Kopac.

Në raportin e Komitetit të Energjisë, Kopac prezantoi një sërë shqetësimesh mbi prodhimin dhe çmimin e energjisë në vend si dhe mungesën e investitorëve të huaj në Shqipëri, ndryshe nga Maqedonia e Veriut që ka bërë hapa para në këtë drejtim. /Respublica

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...