Paketa anti-shpifje/ “Si mund të luftojë qeveria fake news, kur ka thënë se janë hapur negociatat dy herë?”- Gjekmarkaj: Rama po hyn në…

E mërkurë, 18 December 2019 21:54

Analisti Agron Gjekmarkaj tha se miratimi i ligjit antishpifje është në përplasje me natyrën e demokracisë europiane.

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News24”, Gjekmarkaj tha se kryeministri Rama po hyn në një përplasje me vetë natyrën e demokracive europiane, në raport me Shqipërinë.

argron-gjekmarkaj-768x454

“Si mund të luftojë qeveria fake news, kur ka thënë se janë hapur negociatat dy herë. Si mund ta ndalojë shpifjen një qeveri, që ju thotë gazetarëve kadrinj dhe mediave kazan. Me dënimin e Frangajt dhe disa gazetarëve dikur ne menduam se mori fund situata për të përndjekur gazetarët, por sa duket jo. Ky ligj po hedh pleh në tokën e censurës dhe auto-censurë. Rama kërkon që të zbehë sa më shumë kritikën. Tani që BE i ka hapur dyert, do të zbehë kritikën. Ka pasur reagime nga Radio France International, që thanë se në Shqipëri është e pamundur të jesh gazetar. Pra, praktikisht Rama po hyn në një përplasje me vetë natyrën e demokracive europiane në raport me Shqipërinë. Edi Rama po hyn në një përplasje me natyrën e demokracisë në një botë normale”, deklaroi Gjekmarkaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...