Patos/Vrasësi i të rinjve, gardian burgu. Telefonoi dhe mori leje në punë

E Enjte, 19 December 2019 14:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e poliklinikës së Patosit, ku si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy të rinj. Viktimat janë Elis Kapaj 22-vjeç, banues në Kashisht, i cili vdiq në vend e ndërsa Manol Rrapaj 26-vjeç, banues në Kuqa ndërroi jetë në spital. Mësohet se autori i ngjarjes që ndodhi prej një konflikti, është Martin Skëndaj. Me profesion polic në grupin e shoqërimit në burgun e Fierit, mësohet se ai kishte telefonuar dhe kishte kërkuar leje nga puna, pasi siç ka thënë ishte sëmurë se kishte thyer krahun. Thuhet se autori njërin nga viktimat e kishte bashkëfshatar. Policia mundi ta ndalonte autorin në fjalë, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...