Vrasja e dyfishtë në Patos/ Dyshimet për krim pasioni

E Enjte, 19 December 2019 14:52

Dy persona mbetën të vrarë këtë të enjte në Patos, brenda poliklinikës së qytetit. Ata u qëlluan me arë zjarri, ndërsa hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me një krim pasioni. Autori u arrestua pak pas vrasjes.

Ngjarja

Dy viktima e vrasjes së ndodhur në Patos pak pas mesditës së sotme punonin si efektivë të policisë së burgjeve. Ata janë Elis Kapaj, 22 vjeç, banues në fshatin Kashisht dhe Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Kuqa.

Krimi ka ndodhur në poliklinikën e qytetit. “Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit. si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri”, njoftoi policia. LEXO EDHE  Denoncimi me dokumente/ “Si zyrtari i lartë përlau 800,000 Euro”. Malltezi paralajmëron padi

Nga të shtënat mbeti i vdekur në vend Kapaj, ndërsa Rrapaj mbeti i plagosur rëndë. Ai u transportua në spitalin Rajonal të Fierit, por nuk mundi të mbijetojë.

Autori, 22 vjeç, edhe ai gardian burgu, u largua pas ngjarjes, por u ndalua më vonë nga policia.

Dyshimet

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se kemi të bëjmë me një krim pasioni.

Dyshohet se njëri prej viktimave kishte të dashur motrën e autorit Martin Skendaj dhe dyshohet se për këtë arsye ka nisur edhe sherri mes palëve që përfundoi në vrasje të dyfishtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...