‘Na shkundi prej paturpësisë’, Artan Fuga për tërmetin: S’ka nevojë të jesh sizmiolog, na ndëshkoi për veset dhe mëkatet tona

Saturday, 21 December 2019 19:02

Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe profesori Artan Fuga ka ironizuar për tërmetin e 26 nëntorit dhe ato që pasojnë prej 1 muaji duke i cilësuar si një ndëshkim prej paturpësisë së shqiptarëve, veset dhe mëkateve të tyre individuale dhe kolektive.

Ai shton se nuk është nevoja të jesh sizmiolog për të kuptuar se tërmeti erdhi prej degjenerimit moral si dhe edhe fetarëve zbulimi i është thënë në rrugë tjetër por bëjnë mëkat që nuk e thonë.

POSTIMI I PLOTË I ARTAN FUGËS

Paturpësia si shkak tërmetesh!

————————————–
Unë nuk u besoj mrekullive, por jam i bindur nga studimet e mia që tërmeti na ra mbi shpinë pikërisht për shkak të zvetënimit dhe bjerrjes sonë morale!

Për shkak të paturpësisë!

Erdhi si ndëshkim mbi veset, mëkatet tona individuale dhe kolektive.

Nuk është rrëfim fetar, por mund të shpjegohet me arësye dhe krejt shkencërisht!

Kot gërmoni, jo pllaka afrikane, jo pllaka europiane, jo kjo, jo ajo, nuk kanë punë këto në Vorë, Shijak, Kurbin, Durrës, a në Hamallas!

Na shkund derisa na t’a pranojmë degjenerimin tonë moral dhe pastaj, nuk përsëritet më jo për tridhjet a treqind vjet, por asnjëherë!

Nuk doni t’ja dini të pastroheni? Po na paralajmëron!

Hiç ne, veshin shurdhër këndej!

Nuk ka nevojë të jesh sizmolog ta dish këtë, ka një shkencë tjetër, ose grup shkencash që e shpjegojnë.

Mënçuri shekullore kjo e mbështetur në arësyetim jo në besime pa bazë!

Kurse fetarët jo vetëm të bëjnë magazinierin, karpentierin, gjeneralin, por t’a thonë këtë sepse edhe atyre në rrugë tjetër zbulimi u është thënë!

Nuk e thonë? Bëjnë mëkat!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...