Aleks Kapllaj: Në Parma të Italisë vendoset busti i Skënderbeut

Saturday, 21 December 2019 19:09

Ne Parma te Italise, vendoset busti i Skenderbeut

Nga Aleks Martin Kapllaj

Ne fillim te muajit dhjetor u be inaugurimi i bustit te heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbej, ne te parin qytet te veriut ne Itali, ne qytetin e Parmes.

Me inisiativen e Shoqates Shqiptare te Parmes dhe Provinces, "SKENDERBEU" dhe me rastin e vendosjes se flamurit ne Uren e Kombeve te ketij qyteti, edhe te flamurit shqiptar, komuna e Parmes me kryetar bashkie Federico Pizzarotti, ne fillim te ketij muaji, beri inaugurimin e bustit te heroit tone kombetar ne Parkun Eunice Kennedy te ketij qyteti.

Ne cerimonine e inaugurimit moren pjese shume perfaqesues te trupit diplomatik te Shqiperise, Kosoves dhe shume shqiptare te komunitetit tone qe jetojne ne Parma, te cilet e nderojne vendin e tyre me integritetin natural e valorial edhe ne kultivimin e traditave dhe aktiviteteve atdhedashese ne sherbim te vendit tone dhe atij mikprites.

Heroit tone kombetar tashme i jane dhene vleresimet dhe nderimet qe meriton, ne shume qytete dhe kryeqytete te kontinentit Evropian, duke e vlersuar per kontributin e tij ne mbrojtje te qyteterimit kristjan evropian dhe enderra e tij e integrimit te vendit tone ne familjen e qyteteruar evropiane.

Ne shume vende te Evropes jane vendosur monumente, buste dhe statuja te permasa gjigante ne mirenjohje te kontributit te princit te shqiptareve, qe sic thote nje bashkokohes, cituar nga Fan Noli, James Wolf, mbrojtesi i Quebec: "Skernderbeu, si komandant i nje ushtrie te vogel mbrojtese, ua kalon te gjithe komandateve antik dhe modern".

Ndersa Fallmerayer thote per heroin tone se: "Gjergj Kastrioti, eshte nje nder strateget me te medhenj, mes me te sukseshmit, nder me te medhenjt ne bote".

Ndersa Papa Nikola V, i dha Skenderbeut titullin "Kampioni i Krishterimit", e ndersa Papa Callisto III, i dha titullin e njohur tashme ne te gjithe universin shqiptar: "Atleti i Krishtit dhe mbrojtesi i Fese".

Ne fjalen pershendetse te inaugurimit kryetari i shoqates "SKENDERBEU" dhe keshilltari i bashkise se Parmes, Marion Gajda tha: "Skenderbeu eshte figura riferuese e shqiptarizmit per te gjithe shqiptaret e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi dhe te Greqise. Skenderbeu eshte simbol i integrimit te shqiptareve dhe ai ka pare perhere nga perendimi, pra nga Europa. E kete deshiron edhe Shqiperia sot: te shohim drejt Europes dhe te ardhmes.

Modifikuar më Saturday, 21 December 2019 19:09

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...