“Do japim më shumë kur të dalë fatura në Janar”/ Zvicra 1.4 mln Euro për tërmetin tragjik…

Hënë, 23 December 2019 17:11

Ambasada e Zvicrës në Tiranë njofton se fondi që ka akorduar për të prekurit nga tërmeti deri tani është 1.4 milionë Euro, por shuma mund të rritet në Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në Janar. Sipas ambasadës ekipi përgjigjes siguroi strehim dimëror për 1100 njerëz në Kurbin, Mirditë dhe Shijak. Kjo sipas ambasadës përfshiu 250 çadra dimërore familjare, 400 krevate, 1,200 batanije dhe mbulesa tarpauline, ndërsa 450,000 Euro do të jepen për rindërtimin e disa qendrave shëndetësore në zonat e prekura pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Zvicrës
Pas tërmetit të 26 nëntorit, një përgjigje e shpejtë nga Zvicra ndaj thirrjes së Shqipërisë për mbështetje ka sjellë lehtësim për mbi 5,200 banorë të prekur. Një vlerësim nga Ndihma Humanitare Zvicerane zbulon se mbështetja për pasojat e tërmetit në Shqipëri arrin në mbi 1 milionë Euro – ndërsa një fond prej 450,000 Euro është alokuar për rindërtimin e qendrave shëndetësore. Mbështetja direkte i ka sjellë përfitim 5,200 njerëzve duke u fokusuar në zonat më pak të mbuluara nga donatorët e tjerë siç janë zonat rurale dhe segmentet më të varfra të popullatës.

Tre linjat e para të veprimit përfshirë inspektimin nga inxhinierë të strukturave, strehimin, dhe një skemë pilot për mbështetje financiare. “Mbështetja zvicerane për pasojat e tërmetit ishte e shpejtë, efiçente dhe gjithë-përmbledhëse”, thotë Ambasadori zviceran Adrian Maître. “Ekipi nga Ndihma Humanitare në Bern, Ambasada dhe projektet tona bashkërenduan dhe dhanë maksimumin e mundshëm për të ndihmuar njerëzit më të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit. Gjithashtu, pas një kërkese nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ne ramë dakord që të shtojmë mbi 450,000 Euro për rindërtimin e disa qendrave shëndetësore në zonat e prekura”, deklaron Ambassador Maître.
Faza e re e mbështetjes fokusohet në rindërtimin e të paktën 5 qendrave në Durrës dhe përreth, të cilat kanë pësuar dëmtime serioze strukturore nga tërmeti dhe të cilat nuk konsiderohen të sigurta për qytetarët dhe për stafin mjekësor. Rreth 45,000 banorë mbulohen nga këto 5 qendra, dhe të cilët aktualisht por marrin vetëm shërbimë mjekësore minimale. Ekipi i përgjigjes së shpejtë siguroi strehim dimëror për 1,100 njerëz në Kurbin, Mirditë dhe Shijak. Kjo linjë e mbështetjes përfshiu 250 çadra dimërore familjare, 400 krevate, 1,200 batanije dhe mbulesa tarpauline.

Për familjet më të dëmtuara, një skemë pilot për mbështetje financiare po vazhdon të mbulojë nevojat më urgjente për riparimin e shtëpive dhe për nevojat themelore. Më shumë mbështetje nga Zvicra do të jepet bazuar në vlerësimin e nevojave që do të kryhet nga qeveria e Shqipërisë së bashku me partnerët ndërkombëtarë në Janar 2020. Ambasada do të vendosë adaptime të mundshme të programit të bashkëpunimit zviceran duke u bazuar në këtë vlerësim dhe pas diskutimeve me qeverinë dhe partnerët. Misioni zviceran për tërmetin në Shqipëri ishte nga të partë që arritën dhe kontributi i tyre u konsiderua si i rëndësishëm nga qeveria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...