Mjeku refuzon t'i ngrijë vezët, gruaja beqare padit spitalin

Hënë, 23 December 2019 17:12

Një grua e pamartuar ka ngritur padi ndaj një spitali për refuzimin e kërkesës së saj për t'iu nënshtruar një procedure mjekësore për të ngrirë vezët e saj. Kjo është sfida e parë juridike në Kinë e një gruaje që lufton për të drejtat e saj riprodhuese.

Sipas ligjeve të Kinës për riprodhimin artificial, vetëm çiftet e martuara mund të përdorin shërbime të tilla shëndetësore dhe ata duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë statusin e tyre martesor duke treguar një licencë martese.

Teresa Xu, vizitoi Spitalin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në nëntor 2018, duke u kërkuar që ti ngrinin vezët, ndërsa ajo përqendrohej në karrierën e saj.

Cilësia e vezoreve të gruas përkeqësohet ndërsa vitet ikin, duke paraqitur pengesa në ngjizjen e fëmijëve në mosha të mëdha.

Përmes një procedure mjekësore, vezët e një gruaje mund të hiqen nga vezoret e saj dhe të ngrihen për t'u përdorur në një kohë të mëvonshme.

Por 31-vjeçarja tha se mjekët e pyetën për statusin e saj martesor dhe i kërkuan të bënte fëmijë në vend që të ngrinte vezët.

"Shkova në spital për një shërbim profesional, por në vend të kësaj u përballa me dikë që po më nxiste të lija mënjanë punën time dhe të bëja një fëmijë,"- tha ajo. “Kisha mjaftueshëm presion nga shoqëria ku jetoj.”

Rritja e shpejtë ekonomike e Kinës ka krijuar kushtet që gratë beqare të jenë të pavarura financiarisht, por politikat e vendit dhe industria mjekësore nuk janë në këtë ritëm.

“Sistemi i ka vënë gratë në një pozicion të vështirë,”- shtoi gruaja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...