Nga Tritan Shehu
Projektet e Kryeministrit per 2020 vetem ne 3 D, si ato per rruget Kardhiq-Delvine, Permet- 3 Urat etj, etj te tilla.!
Degjova mbreme Kryeministrin qe shpallte projekte madhore per vitin tjeter, tunele, rruge, aeroporte, etj, mund te ishte dhe Tuneli i Otrantos nder ato, se ne fund te fundit jane vetem ne 3D!
Mu kujtuan premtimet per Qarkun e Gjirokastres, ne fakt te perseritura cdo vit prej 2014-tes, por te mbetura ne 3D.
Mu kujtuan diskutimet per aeroportin e Gjirokastres, qe as ne 3 D nuk e ka hedhur akoma, ndersa premton te tilla plot diku tjeter…
Foli per te tjera “dhurata” ndaj “popullit te tij”, por mjafton te vije ne ate Qark dhe te shohe se si po tkurret Universiteti i Gjirokastres, nje vlere e madhe ky per te gjithe Shqiperine, si u mbyllen spitalet e Permetit e Tepelenes e po atrofizohet ai i Gjirokastres, si po degradon bujqesia, bizneset e po varfeerohen, ngelin pa pune e pa shprese njerrezit.
Kjo eshte tablloja ne kete fund viti e atij Qarku, qytetesh ne rrenim e braktisje, e banoreve te tij te mrekullueshem qe vecse po largohen nge “syte kembet”, pavaresisht nga premtimet Qeveritare te bera ne cdo prag Viti te Ri.
Por te trumbetuara vetem ne 3D nga Kryeministri, qe sic duket ka vizionet e “Mbretit Lakuriq” ne perrallen e tij.