Gardisti goditi barbarisht me levë një person, ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë

E mërkurë, 25 December 2019 17:06

Aktualisht shtetasi i dëmtuar ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, pas dëmtimeve që ka marrë në pjesën e kokës.

 

Sipas dinamikës së ngjarjes, kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë bërë të mundur identifikimin e Mariglen Hoxhallarit, ndërkohë që nuk është bërë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë që janë përfshirë në sherr.

 

Tashmë Hoxhallari do të akuzohet për veprën penale  “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, ndërkohë që i vetmi që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen është personi i dëmtuar që mund të zbardhë edhe motivet dhe emrat e personave të tjerë të përfshirë në përplasjen fizike.

Login to post comments