Famullia drekë për familjet e prekura nga tërmeti/ Meta: Duhet të jemi më pranë familjeve që kanë nevojë

E mërkurë, 25 December 2019 17:08

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në drekën e Krishtlindjeve që u shtrua në Famullinë ‘Zoja e Ngritur në Qiell’ për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras.

Meta tha ndër të tjera se ‘Në këto momente të vështira, kur pasojat e rënda që la pas tërmeti tragjik ende nuk janë tejkaluar, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale, për t'u dhënë shpresë, kurajo dhe gëzim’

‘Me kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë “Zoja e Ngritur në Qiell” për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras, për të ndarë me ta urimet më të ngrohta e të përzemërta në këtë Ditë të Bekuar.

 

Në këto momente të vështira, kur pasojat e rënda që la pas tërmeti tragjik ende nuk janë tejkaluar, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale, për t'u dhënë shpresë, kurajo dhe gëzim, për të punuar të gjithë së bashku në mënyrë që Krishtlindjet e tjera t’i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse.

 

Falenderoj Kryeipeshkvin Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo që më ftoi për të kaluar disa çaste të paharruara gëzimi me këto familje të dashura.’

Login to post comments