Mungesa e një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ka sjellë zhvillime të reja në politikën e Kosovës.
Ditën e nesërme mësohet se LDK do të mbledhë kryesinë, pak orë para seancës konstituive që është caktuar të mbahet në orën 15:00.
Burime të Gazetës Express brenda kryesisë së LDK-së tregojnë se mbledhja është thirrur për nesër në orën 10:00.
Ndërkohë që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se në seancën ku pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit do të shkojnë pa marrëveshje për Qeveri.