Ngjarja e rëndë/ Dy vogëlushët shqiptarë humbën jetën para syve të nënës së tyre. Mediat franceze japin detaje të reja

E mërkurë, 25 December 2019 19:26

Përroi, që shihni në foton e mëposhtme, u mori jetën dy fëmijëve të vegjël me origjinë nga Kosova por banues në Francë.

Mediat franceze japin detaje të tjera sot nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e shkuar.

 

Image

 

Teksa nëna me dy fëmijët e saj u ushqyen në një fast-food, shkuan pranë përroi, Moingt, i cili ishte fryrë tejet shumë për shkak të reshjeve të shiut, shkruan Panorama.

 

Fillimisht në ujë përfundoi djali dyvjeçar dhe motra 5 vjeçe u përpoq ta shpëtonte por uji mori edhe atë. Më pas, nëna nxitoi për të shpëtuar fëmijët e saj, por edhe ajo u mor nga rrjedha e ujit.

Moingt është një lumë i vogël dhe i pa rrezikshëm, por i fryrë nga reshjet e ditëve të fundit, ishte fatal për vogëlushët shqiptarë nga Kosova.

Lumi i mori ata për rreth 300 metra dhe nëna arriti t’i nxirrte fëmijët para se të kërkonte ndihmë. Fatkeqësisht, ata nuk mund të ringjallën. Nëna në shok përfundoi në spital.

Këtë të mërkurë, hetuesi shpjegon: “Në fillim, ne kishim shumë pak informacion mbi rrethanat e kësaj drame.

Teza aksidentale mbetet më e mundshme, por për të hequr dyshimin më të vogël, na është dashur të jemi aty për ta kuptuar më mirë. Autopsitë po zhvillohen për të konfirmuar shkakun e vdekjes.

Mbrëmjen e së martës, ishte errësirë, gjë që i bëri hetimet më të komplikuara. Ata vazhduan sot në mënyrën e zakonshme për këtë lloj ngjarje”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...