Gold AG i drejtohet Ramës pas takimit me Vuçiçin: Mos mendo se i biri i serbes të do më shumë sesa Ramushi

E mërkurë, 25 December 2019 19:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të premten në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Zaec dhe Vuçiq do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “mini-shengenit ballkanik”.

Të revoltuar nga ky takim kanë mbetur shumë shqiptarë, e në veçanti ata të Kosovës – plagët e të cilëve ende nuk janë shëruar nga lufta e fundit në Kosovë nga barbarët serb.

Reperi i njohur i estradës, Gold AG, vendosi që publikisht të reagojë me një poezi të shkruar në rrjetet sociale, duke iu drejtuar kryeministrit të Shqipërisë me revoltë për pranimin e presidentit serb në Tiranë.

Ky është postimi i plotë i reperit në facebook:

“Edi Ramë o Edi Ramë e prite shkaun në Tiranë,
A harrove që Kosova atë Shqipni e thërret nanë.

Edi Ramë i vure pikë e prite shkaun me muzikë,
Në këtë natë krejt Kosovës mbrapa shpinës i vure thikë.

Edi Ramë o Edi Ramë athu kush xhepat ti mbushi,
Mos mendo se biri shkinës t’do më shumë sesa Ramushi.

Edi Ramë o Edi Ramë mjer Shqipnia e mjerë shteti,
Je bo si ai personazhi “Me vlla n’gjyq me baxhanak n’deti”

Edi Ramë mendo pak se ai fëmijët na i vrau n’prag,
Shiko kur i flet për dore mos po ta bënë dorën me gjak.

Edi Ramë mjerë për ty Edi Ramë mjerë për ne,
Thuj shkavellit kur t’nis himni mos t’çohet n’kam por le t’hin n’dhe.

Edi Ramë o mjekërr bardhë n’pikë t’mëngjesit t’kemi ardhë,
Por si duket puna jote po na del bisht me dardhë.

Edi Ramë o Edi Ramë bëj çka dush kur nuk ke marre,
POR DIJE QË S’TA BËN HALLALL GJAKU I FMIVE NËPËR VARRE”, ka shkruar Gold AG.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...