Tritan Shehu: Skandal Rilindas edhe me fondet per Xhamine e Gjirokastres!

Premte, 27 December 2019 17:14

Skandal Rilindas edhe me fondet per Xhamine e Gjirokastres!
Vetem tre dite nga perfundimi i afatit te dorrezimit tek Komuniteti Mysliman i Gjrokastres i Xhamise mbas riparimit te saj, gjendja eshte e mjerueshme.
Per riparimin e asaj Xhamie monument kulture, ishin vene ne dispozicion 1,5 M E, ndersa ne total se bashku me riparimet dhe ne 4 Xhami te tjera, ne Tirane, Shkoder, Berat e Elbasan behen 10 M E, donacion nga Turqia ky, por nen administrimin e Ministrise sone te Kultures.
I gjithe ky fond ju dha nga ajo Ministri nje kompanie te vetme nga Tirana, ne forme pra te nje monopoli.
Ne Xhamine e Gjirokastres per punimet e se ciles nuk eshte konsultuar Komuniteti lokal, nuk jane respektuar as karakteristikat e asaj Xhamie me vlera historike shqiptare, duke devijuar prej tyre.
Po keshtu punimet aty jane realizuar me nje cilesi shume te dobet (pllaka guri me llak), aq sa cfare bije jashte futet brenda, gje per te cilen kubene e kane mbuluar me plastike!!!
Duhet theksuar se te gjitha punimet jane realizuar ne fshehtesi nga firma e nga Ministria, jo vetem duke i penguar kategorikisht drejtuesit e Komunitetit vendas per t’i kontrolluar ato, por as dhe t’i vezhgonin!
Kjo situate anormale ka ngjallur shqetesime te medha, duke krijuar me te drejte tashme reagime e rezistence per marjen ne dorrezim te objektit.

Modifikuar më Premte, 27 December 2019 17:16
Login to post comments