‘Rritja ekonomike në 2020 më e dobët nga sa parashikon qeveria’/ Malaj rrëzon Ramën me shifra

Diel, 29 December 2019 11:18

Ekonomia shqiptare do të përballet me një sërë sfidash në 2020. Eksperti i njohur Arben Malaj thekson se rritja ekonomike pritet të jetë më e ulët se pritshmëritë e qeverisë.

Ekonomia shqiptare në 2020 parashikohet të jetë më e ulët se sa pritshmëritë e qeverisë për një rritje prej 4%. Eksperti i njohur Arben Malaj deklaron se parashikimet e bëra nga institucionet nuk kanë qenë asnjëherë realiste. Sipas tij ekonomia jonë prej kohësh po performon nën kapacitet.

“Ekonomia po performon nën kapacitetin e saj, duhet të jetë në kapacitet të plotë për të ringritur ekonomike dhe për të përballuar buxhetet sociale”, u shpreh ai për Abc Neës.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri solli shkatërrim në disa qytete por eksperti Arben Malaj thekson se nëse ka transparencë rindërtimi mund të sjellë përmirësim të ekonomisë.

“Rindërtimi në vetvete nëse vlerësohet kredibiliteti i donatorëve, nëse përzgjidhen me përgjegjësi kostot, mund të japë rezultate pozitive nga gjysma e dytë e vitit 2020”, tha ai më tej.

Arben Malaj ka një sugjerim edhe për autoritetet. Ai thekson se duhet të bëhet shumë kujdes me klimën e biznesit dhe të shlyhen detyrimet e prapambetura.

“E para është përmirësimi i pritshmërive, e dyta buxheti realist, e treta rritja e eficensës për çdo qindarke, të hiqet dorë nga gjobat, një ambiente miqësor me biznesin, të ristrukturohen detyrimet që qeveria mund të ketë ndaj biznesit”, u shpreh Malaj.

Edhe institucionet ndërkombëtare financiare e kanë ulur pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2020.Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.5 % . /abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...