Çmime të larta prag festash, pensionistët: Të papërballueshme, nuk kemi terezinë e Vitit të Ri

Diel, 29 December 2019 12:21

Qytetarët e Tiranës ditët e fundit kanë shpenzuar më shumë lekë për blerjen e të njëtave produkte të shportës. Nga një vëzhgim i bërë në tregjet e kryeqytetit qytetarët shprehen se që prej festës së Krishtlindjeve ka pasur një rritje të çmimeve të ushqimeve, por edhe të perimeve që variojnë nga 5 deri në 20 lekë.

“Në të gjitha ka pasur, i kanë rritur të gjitha çmimet, kryesisht te fruta perimet”, shprehen qytetarët.

 

Pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë koston e blerjes së produkteve ushqimore. Ata mundohen ta zgjidhin problemin duke blerë gjërat më të domosdoshme.

“Jemi pensionistë, rrogën e kemi të vogël, nuk kemi terezi të Vitit të Ri”, shprehet një pensioniste.

Të larta i konsiderojnë çmimet edhe qytetarët që jetojnë në Europë e janë kthyer në Shqipëri për festa.Ata shprehen se në krahasim me vendet ku jetojnë  ushqimet janë më të larta në një kohë që standarti i jetesës është më i ulët.

“Kam ardhur me pushime, çmimet janë skandal, shumë të larta”, shprehet qytetari.

Por ka edhe nga ta qytetarë që  janë në gjendje më të mirë ekonomike dhe nuk e kanë vënë re ndryshimin në çmime.

“Janë të përballueshme”, thotë një tjetër qytetar.

Tregtarët pas kamerave  shprehen se ka  ndryshime të vogla të çmimeve sidomos në produktet e importit.Por shqetësimi i tyre kryesor  është fakti që shitjet kanë rënë ndjeshëm nëse i krahasojmë me një vit më parë./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...