Gazetari i përgjigjet Dajana Shabanit: Ka akoma…

Hënë, 30 December 2019 13:06

Së fundmi janë publikuar disa përgjime të Hermes Nikajt, personazhit të njohur si Zogu i Tiranës, i cili akuzohet si pjesë e një rrjeti prostitucioni.

Por në përgjimet e tij me moderatoren Dajana Shabani, flitet edhe për blerjen e votës më 30 qershor. Shabani ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se historia e blerjes së votës së Zogut të Tiranës për 20 mijë lekë ka qenë një batutë në emision. Sipas saj, gazetarët do përballen me avokatin e saj.

Por gazetari që publikoi dosjen, Elton Qyno, thotë se ka të dhëna akoma më kompromentuese.

Postimi i plotë i Qynos:

Me këtë avokatin me trembi shumë kjo gazetarja. Kjo duhet të japë sqarime se kush ia kërkonte me doemos mbledhjen e votave, të cilat kjo duhet t’i raportonte në një shtab elektoral. Kjo betohej në përgjim edhe për gocën e saj, se personat që votonin verifikoheshin nëse kishin votuar apo jo. Kjo e donte me çdo kusht votën e Zogut, madje dhe të grupit të gatshëm që mbante Zogu me vete.

Por Zogu atë ditë të 30 qershorit nuk kishte nge të merrej me grupin e gatshëm, se nëse do merrej, do kërkonte përqindjen e tij tek Dajana për çdo votë që do hidhnin në kuti grupi i gatshëm. Kjo “gazetarja” thotë se biseda ka qenë batutë e pastër, që e kanë bërë live në emisionin e tyre të mëngjesit, ndërkohë në dosjen që unë kam, më rezulton se biseda mes dy bandillëve është zhvilluar në 30 qershor 2019 në orën 16:46 të pasdites.

Emisioni i këtyre transmetohej pa dhjerë qentë në OraNews, në pikë të sabahut. Plus OraNews atë ditë zgjedhjesh ka qenë gjithë ditën dhe natën me transmetim live dhe nuk ka pasur programacion për shkak të mbulimit të zgjedhjeve në kohë reale.

Tani miq bëjeni vetë analizën e deklaratës së kësaj. Goce, nuk ka prokurori se duhet të ishe tjetër vend tani për të dhënë shpjegime. Bëje vitin e ri e qetë, dhe mos fol për avokatë se nuk tremb njeri. Dosja ka shumë biseda, që nëse publikohen, s’të bën derman avokati nga portalet…

Gëzuar Vitin e Ri 2020.

Sa për info, në dosjen që kam, nuk je vetëm ti gazetare, janë dhe dy të tjera. Ato ende nuk kanë folur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...