Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Milot-Tiranë. Burime policore nga vendngjarja thanë se viktima është Gj.Ndoka, rreth 50 vjeç, me banim pranë aksit kryesor të rrugës.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, ai ishte duke lëvizur me motor, kur është përplasur nga një automjet. Impakti ka rezultuar fatal për drejtuesin e motorit, i cili ka humbur jetën në vend. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
“Rreth orës 11:50 , në aksin rrugor Milot- Tiranë tek ‘Mbikalimi i Patokut’, automjeti tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gj.N., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit”, njoftoi policia.