E vrau vinçi gjatë punës/ Firma kërkon të mbulojë shpenzimet e varrimit, familjarët përplasen gjatë ceremonisë

Saturday, 04 Janar 2020 16:27

Elvis Josifi, 35 vjeç, humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës në një kantier ndërtimi në Korçë, ndërsa u godit nga koka e vinçit që u shkëput dhe i ra mbi kokë.

Por si të mos mjaftonte humbja e jetës së të afërmit të tyre, familjarët e tij janë përplasur me përgjegjësit e firmës, ngjarje kjo e ndodhur gjatë ceremonisë mortore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në qytetin e Korçës, ku një 35 vjeçar humbi jetën pas një incidenti në punë.

Nëna e viktimës ka hedhur akuza ndaj firmës duke i akuzuar këta të fundit se i kanë vrarë djalin teksa ai punonte për bukën e gojës.

“Më vranë djalin që e kisha rritur me sakrificë dhe mundime. Djali im nuk vlen sa një drekë. Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve”.

Agravimi i situatës ka ardhur pasi firma ku punonte Ervisi ka kërkuar të mbulojë shpenzimet e ceremonisë së varrimit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...