Pa strehë pas tërmetit, banorët e Durrësit: Askush s’ka vlerësuar dëmet, qiratë janë shtrenjtuar

Saturday, 04 Janar 2020 16:52

Katër mijë banorë, të cilët pas tërmetit u strehuan në hotelet e Durrësit janë të paqartë dhe në ankth për të ardhmen e tyre, pasi në fillim të javës së ardhshme duhet t’i lënë ambientet ku qëndrojnë që prej 26 nëntorit. Të mbetur pa shtëpi, banoret rikthehen çdo ditë në pallatet e dëmtuara vetëm për të ruajtur orenditë shtëpiake. Ata thonë se askush nuk ka vlerësuar sigurinë e pallateve dhe kanë frikë të rikthehen aty.
“Nuk ka ardhur kush të kontrollojë. A është apo jo i banueshëm?! Ku do rrimë?! Të vinë njerëz kompetent, që t’i shohin këto pallate. Si do të jetë e ardhmja jonë?! Presim se kush do të na vijë në ndihmë”, -tha një prej banorëve të prekur.

Akti me i shëmtuar sipas banoreve është rritja e çmimit të qirave të banesave, me të cilat u abuzua menjëherë pas kërkesës së shtuar pas tërmetit. Sipas bashkisë së Durrësit, përgjatë muajit Janar pritet të dalë fatura financiare e dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Përveçse 4 mijë të strehuarve në hotele, mbi 6 mijë të tjerë vijojnë të qëndrojnë në çadra ndërsa shumë të tjerë kanë bujtur tek të afërmit ose qëndrojnë në shtëpi me qira.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...