Kokainë, bllok me emra dhe llogari/ 29-vjeçarin shqiptar e tradhton vetja në Itali...

Diel, 05 Janar 2020 16:29

Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar gjatë një kontrolli rutinë në rrugë.

Por, menjehere sapo e ndaluan ai e tradhtoi veten, duke shfaqur shenja të padurimit dhe nervozizmit, duke ngjallur kështu dyshime te policia. 

Për më tepër, kur u pyet për informacione në lidhje me shtëpinë e tij në Itali, ai menjëherë filloi të pretendojë se nuk kuptonte italiasht.

Policia i kerkoi t’i tregonte banesen dhe se bashku shkuan ne shtepi.

Sapo hynë në apartamentin me dy dhoma, policët konfirmuan menjëherë atë që dyshuan: në tryezën e kuzhinës gjetën një mbështjellës të hapur celofani që përmbante kokainë, një peshore dixhitale xhepi dhe materiale të tjera për paketimin e dozave të drogës.

Ne dhomen e gjumit u gjet e fshehur nje sasi kokaine, ne total 60 doza. Nderkohe qe po ne banese iu gjeten rreth 7 mije euro cash dhe nje bllok me shënime të shkruara me dorë që përmbajnë emra, llogari, adresa dhe dy telefona celularë.

Sipas mediave italiane, nëse droga hidhej në treg, kapte vlerën e mbi 70,000 eurove.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...