“Gjeneraliteti i rremë”, iu prezantua policisë si kushëriri. Arrestohet në Tiranë i dënuari mbi 17 vjet burg për vrasje me dashje

Diel, 05 Janar 2020 16:33

Finalizohet nga forca e posaçme “Shqiponja”, e DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Gjeneraliteti i rremë”.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim.

Në momentin e ndalimit, këtij shtetasi i janë gjetur 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të planit të masave për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, falë edhe informacioneve të marra nga DVP Korçë se një shtetas i shpallur në kërkim për vepër të rëndë penale po qarkullonte me mjet në kryeqytet, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Gjeneraliteti i rremë”, në kuadër të të cilit u bllokua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me mjetin me të cilin po qarkullonte, shtetasi:

Në momentin e ndalimit ky shtetas me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë penale është prezantuar para shërbimeve të Policisë me gjeneralitetet e kushëririt të tij, por pasi është shoqëruar në drejtori është kryer verifikimi i mëtejshëm i këtij shtetasi, i cili ka rezultuar se është shtetasi Kastriot Fejzo, 49 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

Ky shtetas iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...