Pronari i një lokali në Tropojë, Gëzim Gjyriqi, 47 vjeç, është vrarë me armë zjarri para lokalit të tij që ndodhet në rrugën e spitalit. Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:00.
Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, as autorët. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka vendosur perimetrin dhe ka nisur hetimet.
Pritet të verifikohen kamerat e sigurisë që mund të ndodhen në zonë si dhe dëshmitarë të mundshëm.
***
Burime bëjnë me dije se policia ka ngritur disa pika kontrolli për zbulimin dhe kapjen e autorëve, po deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar.
Pritet të verifikohen kamerat e sigurisë që mund të ndodhen në zonë si dhe dëshmitarë të mundshëm.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të karburantit të tij, në lagjen “Partizani”, është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.