Tallja e Ramës me të dëmtuarit nga tërmeti/ Spahia: Fshihet pas Ahmetajt e shpik procedura

Hënë, 06 Janar 2020 18:26

Qeveria e Edi Ramës, më e paafta në 107 vjet ekzistencë të shtetit shqiptar.

I këtij mendimi është ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

Përmes një postimi në Facebook, Spahia shprehet se, qeveria po tallet me të dëmtuarit nga tërmeti.

 

"Edi Rama duhet larguar sa më parë, që ky vend të marrë frymë e qytetarët të kenë një qeveri që u shërben, e jo që tallet me ta", shkruan ish-deputeti demokrat.

 

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

TALLJA E EDI RAMES ME TE DEMTUARIT NGA TERMETI

Qeveria e Edi Rames e meriton plotesisht emertimin si qeveria me e paafte qe ky shtet ka njohur ne 107 vite jete. 40 dite pas termetit te 26 Nentorit nuk ka ende nje liste te familjeve te demtuara!!!! Sa e veshtire mund te jete te besh nje liste te tille! Si mundet qe te mos menaxhohet dot nje situate lokale? Nje kryeminister qe beri xhiro lart e poshte ne Durres, Kruje e Tirane, pasi shtyu edhe me tre muaj gjendjen e fatkeqesise natyrore, pas 40 ditesh vendos se situaten duhet ta marrin ne dore bashkite??? E ata qytetare te prekur nga termeti duhet te rinisin procesin e deklarimit te demeve??? A ka me tallje se kaq? A ka pacipesi me te madhe se kjo?

Ky kryeminister duhet te thote nese e ka arken bosh e po fiton kohe ne kurriz te njerezve qe kane humbur investimet e jetes se tyre! Pse fshihet pas Arben Ahmetajt e shpik procedura kur 10 dite pas termetit deklaronte se edhe po te merrte asnje lek nga jashte, do i rindertonte shtepite me fondet e saj se ishte me i miri e me i zgjuari? Me ze e figure e ka thene! Pse fshihet si burracak, pasi beri premtime pa asnje llogjike e mbi te gjitha pa bere transparence te fondeve qe ka siguruar deri tani? Fatkeqesisht, e verteta eshte e hidhur: paaftesia e makuteria jane bere bashke e asnje shprese nuk ka per banoret e prekur nga termeti, se kjo qeveri do i jape zgjidhjen qe meritojne.

Edi Rama duhet larguar sa me pare, qe ky vend te marre fryme e qytetaret te kene nje qeveri qe u sherben, e jo qe tallet me ta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...