‘Babi, më shpëto’/ EuroNews tregon historinë dhe letrën e Alvinit

Hënë, 06 Janar 2020 19:04

Rrjeti EuroNews i rikthehet historisë së Alvinit të vogël, që u shpëtua nga një kamp i Shtetit Islamik në Siri.

‘Javët e fundit, Alvin Berisha i kalon ditët duke luajtur videolojëra ose duke parë faqen e tij në Instagram. Por pavarësisht paraqitjeve, ky 11-vjeçar shqiptar është larg të pasurit një fëmijëri normale,’ raporton EuroNews.

Babai i Alvinit, Afrimi ka treguar për udhëtimin e rrezikshëm që të shpëtonte të birin.

 

“Mendoja vetëm për Alvinin, asgjë tjetër nuk më interesonte”.

 

Ai tregon se pasi kërkoi për një javë në Siri për të birin, u kap nga forcat e DAESH. Për fat ai shpëtoi pasi pagoi një ryshfet prej 500 eurosh te një luftëtar i DAESH, me origjinë nga Shqipëria.

EuroNeës ka publikuar edhe letrën e Alvinit për babanë.

“Përshëndetje babi, si je? Jam unë, djali yt Jusuf- emri im shqiptar është Alvin. Më mungon babi. Më merr në shtëpi të lutem. Dua të shkoj në shtëpi.

Të dua dhe më mungon.

Djali yt, Alvini,” thuhet në letër.

Alvini tashmë është kthyer, por janë shumë fëmijë të tjerë në Siri. Qeveritë kanë nisur të diskutojnë për kthimin e këtyre fëmijëve, por çështja është komplekse.

Alvin nuk e di se cili ka qenë ndikimi politik i historisë së tij. Atij i intereson vetëm të rifitojë fëmijërinë e humbur, shkruan EuroNews.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...