Jo vetëm shqiptarë/ Në Tiranë kapet banda e hajdutëve të huaj

Tuesday, 07 Janar 2020 10:20

Sikur të mos mjaftonin hajdutët shqiptarë, në Tiranë tani kanë nisur të krijohen edhe banda me hajdutë të huaj.

Këtë e tregon edhe një operacion policor i përfunduar gjatë natës. Në pranga janë vendosur 2 qytetarë të huaj dhe një tjetër, po i huaj është në hetim në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë dy të rinj nga Palestina, të cilët akuzohen për një sërë vjedhje dyqanesh nëpër Tiranë.

Njoftimi i policisë së Tiranës për operacionin ‘Start One’:

 

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate celularë dhe sende të tjera.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune disaditore, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor ‘Start one’, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Y. L., 26 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

- O. E., 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë A. B., 18 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:

- Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën ‘Zenel Baboci’ kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

- Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.

- Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.

- Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën ‘Ibrahim Rrugova’ kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Vjedhja’ më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...