HISTORIA/ U akuzua se çoi në vetëvrasje adoleshenten, lirohet i riu nga Berati

Tuesday, 07 Janar 2020 11:08

Gjykata e Beratit liron pas 8-muajsh David Kovaçin.

17-vjeçari u akuzua se shkaktoi vetëvrasjen e 15-vjeçares Adela Çaçi, pas kërcënimeve se do i publikonte foto intime.

Adela helmoi veten me fostoksinë në 5 Maj 2019.

E regjistruar për shqyrtim që në 24 Shtator 2019 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, çështja penale për ‘shkaktimin e vetëvrasjes’ në ngarkim të 17-vjeçarit, David Kovaçi është pushuar.

Kjo çështje mbërriti për kompetencë në Gjykatën e Beratit nga Gjykata e Vlorës dhe u regjistruar  në 14 Nëntor 2019,pas krijimit pranë organit të akuzës të sektorit të të miturve. David Kovaçi akuzohej se, pas kërcënimeve që i kishte bërë 15-vjeçares Adela Çaçi se do ti publikonte foto intime, e kishte dërguar atë në vetëvrasje.

Gjyqtarja e çështjes, Adelajda Gjuzi, vendosi në 5 Dhjetor 2019, ‘Mospranimin e kërkesës së prokurorisë Berat për dërgimin e çështjes në gjyq, duke vlerësuar se hetimet nuk ishin të plota. Gjyqtarja Gjuzi i la prokurorisë një afat 22-ditor për të plotësuar hetimet, por prokuroria nuk solli para trupit gjykues asnjë provë të re ndaj 17-vjeçarit David Kovaçi.

Sipas gjykatës,e vetmja provë e organit të akuzës ishte një bisedë e regjistruar mes Davidit dhe viktimës Adela Çaçi, bisedë që gjet në telefonat e sekuestruar të prindërve të tyre: Haxhi Çaçi dhe Ilirjan Kovaçi.

Në lidhje me këtë provë, Gjykata ka konstatuar se, biseda nuk ka të shënuar datën kur është zhvilluar, duke mos u evidentuar kështu lidhja mes kësaj bisede dhe pirjes së lëndës helmuese nga viktima. Sipas gjykatës, nga këqyrja ka rezultuar biseda por nuk është fiksuar data se kur ka ndodhur dhe nuk dihet nëse ka ndodhur ditën e ngjarjes apo shumë më përpara saj.

Po sipas Gjykatës së Beratit, nga përmbajtja e kësaj bisede rezulton të jetë një bisedë e zhvilluar mes dy adoleshentësh në marrëdhënie dashurore me njëri tjetrin, ku fjalori i përdorur që në fillim të saj është i njëjtë nga të dy bashkëbiseduesit

Pasi dëgjoi të gjitha palët e përfshira në këtë çështje, gjyqtarja Adelajda Gjuzi ka vendosur: Pushimin e çështjes penale në ngarkim të David Kovaçit, shuarjen e masës së sigurimit ‘arrest në burg’ të caktuar nga Gjykata e Vlorës në 8 Maj 2019 dhe Lirimin e menjëhershëm të pandehurit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...