Gjoba, kokainë dhe kallashnikovë/ Dënohet banda e shqiptarëve

E Enjte, 09 Janar 2020 10:42

Një bandë shqiptarësh, e përbërë nga tetë persona, u dënua nga jnë gjykatë në Belgjikë.

Ajo akuzohet për gjobëvënie, trafik kokaine dhe armësh.

Hetimet nisën në vitin 2013 pas dyshimeve se banda vendoste gjoba ndaj kafeneve, hoteleve dhe diskove të zonës.

Policia arriti të vendoste një përgjues në Mercedes-in e Alban C, që dyshohet se drejtonte bandën. Ndërkohë tre agjentë policorë kroatë të maskuar u infiltruan në ambientet e bandës.

Përgjimet e shumta zbuluan se banda nuk merrej vetëm me gjobëvënie, por edhe me shitjen e kokainës dhe armëve të rënda si kallashnikovë.

Në vitin 2015, njësia speciale arrestoi disa të dyshuar. Gjatë kontrollit u gjetën 683 gram kokainë dhe tre kallashnikovë në garazhin e Alban C.

Sipas prokurorëve, rrjeti përbëhej nga Alban C., Agron L., Kevin B., Dhimitër G. dhe Ajet P..

Ata kërkuan pesë vite burg dhe që të riktheheshin gjysmë milionë euro nga paratë e drogës.

Në fund, gjykatësi dënoi Alban C dhe Agron L me 42 muaj burg dhe një konfiskim prej 75 mijë eurosh.

Modifikuar më E Enjte, 09 Janar 2020 10:44
Login to post comments