Ekzekutimi me snajper / Autori hyri i veshur si burrë, doli si grua, flokët bisht e fustan...

Premte, 10 Janar 2020 11:49

Nderkohe qe autori mbetet ende i paidentifikuar, në zonën ku u vra biznesmeni Kastriot Reçi u gjet arma tip snajper me silenciator, një paruke dhe një kanotiere.

Këto dyshohet se janë përdorur nga vrasësi i 47-vjeçarit, ndërsa janë dërguar në Policinë Shkencore ku do të kryhen ekzaminimet për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme, që mund të çojnë në identifikimin e vrasësit.

Sipas dosjes, kamerat e sigurise kane filmuar momentin kur nje person, qe dyshohet si autori ka hyre ne pallatin nga u qellua i veshur si burre dhe ka dale prej godines, si grua, me paruke, me floket e lidhura bisht dhe me fustan.

KAMERAT E SIGURISE

Nga këqyrja rezultoi se subjektet e katit të parë të pallatit ishin të pajisura me kamera sigurie, ku pas marrjes dhe këqyrjes së tyre rezultoi se: Rreth orës 06:35, nga ana lindore e pallatit, te lokal “Europa”, afrohet një automjet tip fuoristradë “Mercedez Benz”, në dukje ngjyrë gri, model 164 (targat nuk filmohet), e cila ndalon te hyrja e pallatit, ku nga dera e pasme e djathtë e automjetit zbret një person, në dukje mashkull, i veshur me një xhup ngjyrë të hapur, me tegela horizontale, me kapele me strehë dhe me kapuç në kokë, me tuta ngjyrë të errët.

Pasi zbret nga mjeti, del nga pjesa e pasme ku nxjerr nga bagazhi i mjetit një çantë në formë gjatësore, si ato që përdoren për mbajtjen e armëve të gjata. Më pas merr një çantë tjetër nga sedilja e pasme e mjetit dhe me dy çanta në dorë niset në drejtim të hyrjes së pallatit.

Më pas, automjeti largohet në drejtim të rrugës së tregut. Në orën 12:07, vërehet një person duke dalë me shpejtësi nga hyrja e pallatit, në dukje trup i gjatë, me flokë të gjata të lidhura nga pas si bisht (në dukje si paruke), me një fustan me ngjyrë të zezë dhe tuta poshtë fustanit, me syze të errëta, me një çantë të errët, i cili lëviz me shpejtësi në këmbë në drejtim të rrugës që të dërgon te tregu i fruta -perimeve. /panorama/

Login to post comments