FOTO/ Masakroi me thikë e levë kunatën, kapet pas disa orësh autori i krimit makabër në Paskuqan

Premte, 10 Janar 2020 13:24

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e krimit të rëndë, që tronditi Paskuqan dhe mbarë opinionin publik, shtetasin Erdet Çapoku. Ky i fundit masakroi me levë e thikë kunatën e tij 35-vjeçare, Etleva Çapoku, në banesën e saj në Paskuqan, ndërsa është kapur në zonën e Laprakës.

Ai kishte shkuar në banesën e saj në mesnatë, duke i dhunuar të ëmën dhe vajzën 18-vjeçare, dhe më pas kishte masakruar kunatën, ku e prerë me thikë në fytyrë dhe damaratë, dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Njoftimi i policisë:

 

Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.

Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Ecb79e57 888f 4af5 A844 62cf6d69cd2e
Modifikuar më Premte, 10 Janar 2020 13:26
Login to post comments