Debati për sistemin zgjedhor/ Bejtja: Të shkohet në referendum, le të vendosin vetë qytetarët

Premte, 10 Janar 2020 18:05

I ftuar në Syri TV, gazetari dhe analisti Andi Bejtja, teksa komentoi aktualitetin në vend dhe debatin për sistemin e ri zgjedhor, u shpreh se, nuk është vetëm sistemi problemi real.

Sipas tij, ka njerëz që mendojnë naivisht se sistemi zgjedhor i ri do të shpëtojë Shqipërinë

 

“Çdo sistem kur nuk ka vullnet ka problemet e tij. Sistemi nuk zgjidh gjithçka. Nga ana tjetër, mendoj se një dialog me forcat e reja mund të bëhet dhe nuk ka asnjë problem. Ka një lloj pakënaqësie ndaj partikrocisë, ku kryetari vendos gjithçka. Duhet të qepim kostumin në atë mënyrë që të respektohet edhe një individ i vetëm", u shpreh Bejtja.

 

Cili është shpëtimi?

 

“Ajo që duhet respektuar është fuqia dhe individualiteti në parti. Çfarë do sistemi të kesh, nëse nuk reformohen partitë, nuk qëndron. Shqipëria i ka kaluar të gjitha sistemet, kreu i opozitës duhet të krijojë aleatë, pa i sulmuar. Të ulen e të flasin. Nuk e shoh shpëtimin te elektronika, duhet bërë një projekt pilot. Çdo sistem është i mirë nëse ka vullnet nga partitë. Të ndryshohet Kushtetuta, të bëhet një referendum e ta vendosë vetë populli çfarë sistemi do. Nuk është ekspert për këtë, por le ta qepi vetë kostumin që do veshë”, shtoi analisti.

Intervista në Syri TV:

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...