136 vite burg/ Trafikuan drogë nga Shqipëria në Itali, dënohet banda italo shqiptare. Emrat

E Enjte, 16 Janar 2020 09:23

Gjykata e Leçes ka marrë vendimin për dëminim me 136 vite burg për 5 shtetas italianë e 13 shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit të koduar "Fiori di Primavera" i ekzekutuar në 12 shkurt të 2019 nga Antimafia Italiane.

Vendimi është marrë për 19 nga 27 personat e vënë në urdhër arresti (21 shqiptarë e 6 italianë) që kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.

Është lënë i lirë shqiptari Klajdi Malo 24 vjeç si person i jo përfshirë me akuzat e krimit të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Italisë e është dënuar në mungesë me 13 vite e 4 muaj heqje lirie si person i shpallur në kërkim shqiptari Dorian Pashaj 34 vjec.

Shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit "Fiori di primavera" kanë marrë këtë dënim; Fatmir Xhelili 13 vite burg; Dorian Alikaj 1 vit burg; Luka Beqiraj 4 vite e gjysëm burg e 24 mijë euro gjobë; Mehdi Beqiraj 3 vite burg e 10 mijë euro gjobë; Arbinor Hoxhaj 6 vjet e 8 muaj burg; Klaudio Fani 8 vite e gjysëm burg; Altin Avduramani 9 vjet e 4 muaj burg; Kristian Nuredinaj 8 vjet e 8 muaj burg; Raul Zenunaj, i njohur me nofkën Babo o Babushi është dënuar 18 vite burg; Kujtim Elmazi 6 vjet e 8 muaj burg; Bilbil Kabello 6 vjet e 4 muaj burg: 1 vit e 8 muaj burg si dhe 6 mijë euro gjobë për Fridi Murataj nga Vlora, shkruan ora news.

Dënim me burg është marrë dhe për 5 shtetasit italianë: Grianfranco Contestabile me 5 vite burg e 24 mijë euro gjobë; Salvatore Santoro 5 vite burg e 30 mijë euro gjobë; Francesco Tarantini 3 vite e 4 muaj burg e 16 mijë euro cash; Davide Melaca 2 vite burg e 5 mijë euro gjobë; Giancarlo De Simone 10 vite e 8 muaj burg,

Hetimet 2 vjeçare të operacionit "Fiori di Primavera" çuan në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale italo-shqiptare me baza operative në Leçe e Brindizi e degëzime në të gjithë territorin italian e kryesisht në rajonet Toscana, Liguria, Lombardia, Emilia Romagna, Siçili e Calabria.

Droga trafikohej me mjete lundrues nga Shqipëria në Itali depozitohej në Salento e më pas transportohej në të gjithë territorin italian.

Përveç drogës trafikohej dhe armë e municione.

Operacioni "Fiori di primavera" u ekzekutua në bashkëpunim me autoritetet policore e gjyqësore shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...