Ulen pagat në shtet dhe disa sektorë privatë

E Enjte, 16 Janar 2020 09:51

Pagat për punonjësit e administratës publike, ato në sektorin privat në tregti dhe shërbime dhe gjithashtu edhe punonjësit e thjeshtë u ulën në tremujorin e tretë të vitit  2019 në raport me tre mujorin e dytë.

INSTAT raportoi se, punonjësit në sektorin publik, kryesisht ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës në rang drejtorësh morën pagë mesatare mujore bruto me 97,951 lekë në muaj nga 100,949 lekë gjatë tremujorit të dytë. Pagat shënuan rënie me 2 ,1 për qind në këtë kategori të punonjësve publikë.

Sipas raportimeve zyrtare paga mestarë bruto shënoi  rënie të dukshme edhe në sektorin privat sidomos në tregti dhe shërbime. Punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve morën pagë mesatare bruto 38,797 lekë në muaj në tremujorin e tretë në krahasim me 39,736 lekë në muaj që morën në tremujorin e dytë të vitit 2019, me rënie me 2.,4% nga 3-mujori në 3-mujor. 

Paga mujore bruto shënoi ulje edhe për kategori të nëpunësve, teknikëve, specialistëve dhe punonjësve të thjeshtë. Paga mesatare e kësaj kategorie arriti në 59,236 lekë në tremujorin e tretë në raport me 59,773 në tremujorin e dytë të vitit 2019 me rënie gati 1%.

Rënie shënuan edhe pagat e punëtorëve të thjeshtë, të cilët tremujorit të tretë të vitit të kaluar morën pagë mujore bruto 31,757 me një rënie 0,6 për qind në raport me tremujorin e parë.

Në përgjithësi paga mesatare bruto sipas grup profesioneve ra me 1,5 për qind në tremujorin e tretë të vitit në raport me tremujorin e dytë 2019. Rritje modestë të pagës mesatare bruto shënuan vetëm punonjësit e bujqësisë dhe peshkimit me 1 për qind dhe specialistët me arsim të lartë më 0,6%.

Ekspertë të ekonomisë këshillojnë bizneset dhe qeverinë që të krijojnë kushtet për paga më favorizuese si mjeti më i mirë për frenimin e emigracionit. Sipas tyre produktiviteti i ulët nuk është shkak për të mos aplikuar politika joshëse për pagat si në sektorin publik apo edhe privat

Modifikuar më E Enjte, 16 Janar 2020 10:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...