Të dhëna kontradiktore janë depozituar nga kandidati për një Gjykatën e Lartë Dariel Sina. Sina, njëherësh komisioner publik, kandidon për në Gjykatën e Lartë, pas vendit vakant të krijuar nga shkarkimi i Xhezair Zaganjorit.
Referuar ligjit për kandidatët per në gjykatën lartë, përcaktohet qartë se një ndër kriteret me rëndësi është që kandidati që ketë ushtruar profesionin e juristit për 15 vite, kriter ky që është i mbushur me dritëhije, refuruar të dhënave të dorëzuara.
Sina deklaron se ka përfunduar shkollën në vitin 2004. Por nga vërtetimi i avokatit Aristeidis M.Trigonis në Athinë, rezulton se kandidati ka kryer detyrën e juristit pranë kësaj zyre avokatie, për periudhën 1/ 10 /2003 – 30/ 11 / 2005, përfshi periudhën 1/ 10 /2003 – 3/ 02 / 2004, periudhe gjatë së cilës kandidati për në gjykatën e lartë, Erion Sina ka qenë edhe student.
Po ashtu në një tjetër vërtetim të profesorit grek, Andreas Dimitropoulos, kandidati në fjalë , pas përfundimit të studimeve të doktoraturës, ka asistuar si pedagog dhe supervizor pranë universitetit Nationaland Kapodistrian në Athinë për periudhën 2005-2009, që do të thotë se pas diplomimit si jurist më 3/02/2004, ka përfunduar brenda vitit 2004 edhe studimet e doktoraturës.