Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari

E Enjte, 16 Janar 2020 12:28

Një shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e së mërkurës në Rimini të Italisë, pasi u përplas nga një automjet.

Viktima është një 63-vjeçar, i cili u përplas nga një automjet. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se po ecte në anë të rrugës, kur makina e mori përpara duke e hedhur disa metra tutje. 

Sipas mediave fqinje, përplasja ishte mjaft e fortë, duke e lënë shqiptarin të vdekur në vendin e ngjarjes.
 

Autoritetet policore ndaluan drejtuesin e mjetit, që mësohet se ishte nën shok nga ngjarja dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 
 
Login to post comments