Shqipëria nën pushtetin e krimit/ Vrasjet, plagosjet dhe rrëmbimet që kanë tronditur vendin këtë fillimviti

Tuesday, 21 Janar 2020 08:23

Janari mund të konsiderohet muaji i vrasjeve dhe ngjarjeve të rënda kriminale. Kur jemi vetëm 20 ditë nga hyrja e 2020-ës, në të gjithë vendin janë regjistruar disa vrasje, plagosje dhe rrëmbime personash.

Më poshtë, SYRI.net sjell vrasjet që kanë tronditur vendin gjatë këtyre 20 ditëve, duke nisur me vrasjen në Tropojë të Guxim Gjuricit deri tek vrasja e sotme në Tiranë, ku viktimë mbeti 28-vjeçari Vilson Tafçiu.

Pa harruar këtu plagosjen e çiftit Laze dje në Tiranë si dhe atentatin me të dy plagosur në Vlorë.

Si dhe rrëmbimin e e 49-vjeçarit Jak Prenga, në Kamëz

VRASJET QË KANË TRONDITUR VENDIN KËTË FILLIMVITI:

VRASJA NË TROPOJË

Një biznesmen, pronar i një pike karburanti dhe restoranti është vrarë mbrëmjen e 5 JANARIT me armë zjarri rreth orës 23:32. Viktima është Guxim Gjyriqi 47 vjeç. Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen "Partizani". Gjuriqit i është zënë pritë dhe pasi e thirrën në emër, atentatorët e qëlluan me breshëri automatiku nga një mjet pa targa duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Një makinë e djegur u gjet në fshatin Golaj të Hasit, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së 47 vjeçarit.

VRASJA NË RRËSHEN

Kastriot Reçi, 47-vjeç, babai i një fëmije në pritje të bëhej për së dyti baba pasi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, u ekzekutua më 7 janar në qendër të qytetit me një plumb të vetëm në zemër me snajper, nga një person ende i paidentifikuar nga policia, por që dyshohet të jetë vrasës me pagesë.

Siç shihet edhe në videon ekskluzive të Syri.net, sapo përqafon fëmijën, para syve të të miturit i cili ka parë ngjarjen e rëndë, Reçi qëllohet me snajper duke u rrëzuar në tokë para gruas dhe fëmijës që sapo takoi, ndërsa njerëzit më pas largohen në panik.

VRASJA NË MALLAKASTËR

Më 5 janar, në Gjerbës të Mallakastrës do të vritej në mënyrë barbare, 51-vjeçarja Drita Saliaj.

Viktima u mbyt me peshqir, trupi i saj u hodh në rezervuar. Në dosje e prokurorisë, thuhet se viktima është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar.

Një ndër të akuzuarit për ngjarjen është nipi i bashkëshortit të viktimës.

VRASJA NË PASKUQAN

Më 9 Janar do të vritej me sende të forta në banesë nga kunati I saj Enkeleda Çapoku, 30 vjeçe, nënë e një vajze, dëshmitare okulare e skenës makabre.

Eredet Çapoku, 34 vjeç, goditi për vdekje me sende të forta kunatën e tij shtetasen Enkeleda Çapoku,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

E ëma e viktimës tregoi se autori goditi me levë atë dhe vajzën 18 vjeçe dhe më pas i preu damarët dhe fytyrën Enkeledës, duke e lënë të vdekur.

VRASJA NË TIRANË

Mbrëmjen e sotme  një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Astirit”, ku një 28 vjeçar u qëllua për vdekje.

Bëhet fjalë për Vilson Tafciu, i cili në momentin e atentatit ka qenë i ulur në ambientet e një lokali, bashkë me miq të tij.

Viktima  përdorte 2 mbiemra, Tafciu dhe (Noka).

Autoët kanë zgjedhur të thërrasin viktimën, jashtë ambienteve të lokalit, e më pas kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autorët janë larguar me një automjet tip Golf 6.

Mësohet se ka patur shumë persona në momentin kur ka ndodhur atentati ndaj 28 vjecarit. Viktima ishte me dy mikeshat e tij ne lokal, dhe është thirrur nga një i njohur jashtë. Duket se ngjarja ka qenë e mirëmenduar, pasi ka qenë një i njohur që e ka thirrur.

Miqtë dhe dëshmitarë të shumtë tashmë janë shoqëruar në komisariatin nr. 6, për të dhënë dëshminë e tyre, ndërkohë njoftohet se është gjetur arma e krimit në vendngjarje, një pistoletë TT.

28-vjeçari është qëlluar me tre plumba duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në një situatë të tillë, pyetja që ngremë të gjithë është: Kush e ka rradhën?.../Syri.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...