Grabitën xhiron ditore të një lokali në Krujë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Tuesday, 21 Janar 2020 08:57

2 persona të armatosur kanë grabitur me armë një lokal në qytetin e Krujës, duke i marrë kamarierit 20 mijë lekët e xhiros ditore.

 Mësohet se njëri prej tyre u arrestua dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Sakaq bëhet me dije se të arrestuarit, shtetasi A.K,24 vjeç, iu gjetën në brez edhe dy pistoleta të tipit TT, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i policisë:

 "Krujë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Cudhi".

Zbardhet në kohë rekord vjedhja nën kërcënimin e armës së xhiros ditore të një lokali në Krujë.

Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, i cili gjatë momentit të arrestimit u kap me dy pistoleta në brez.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen në kohë rekord të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 19 janar, në qytetin e Krujës, ku dy persona, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën xhiron ditore prej 20000 lekësh kamerierit të një lokali, në qytetin e Krujës.

Bazuar në prova të grumbulluara, shërbimet e Komisariat të Policisë Krujë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Cudhi", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kroj Madh të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë.

Si dhe u shpall në kërkim policor bashkautori tjetër i ngjarjes, për të cilin nuk i bëjmë me dije të dhënat për arsye hetimore.

Gjatë operacionit, në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën për të ushtruar kontroll, shtetasi A. K. ka dalë nga banesa me dy armë zjarri pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta me dy krehra me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...