U mor peng në Kamzë, asnjë gjurmë për 48-vjeçarin. Familjarët heshtin, por fqinja tregon se …

Tuesday, 21 Janar 2020 09:12

Megjithëse kanë kaluar 4 ditë nga pengmarrja e 48- vjeçarit Jan Prenga në Kamzë, Policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të tij.

Me thellimin e hetimeve është hedhur poshtë pista paraprake për një konflikt të çastit. Policia është orientuar te konfliktet që 48-vjeçari nga Puka mund të ketë pasur në Greqi ose dhe te rekordet kriminale të njërit prej vëllezërve, i cili vuan dënimin për drogë në Angli.

Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’u bëjnë vëllezërve të Prengës. Kjo dhe për faktin se ai u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamzë, në rrugën “London”, teksa shkonte të kujdesej për to.

 Familjarët e tij refuzuan të flasin për kamerat. Një fqinje, e cila nuk do të identifikohet, tregon se familjes i është bërë presion që lajmi të mos bëhet shumë mediatik.

Një tjetër fqinj i tij, i cili e njeh prej 20 vitesh, nuk gjen dot shpjegim për ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, Prenga ishte njeri i mirë dhe pa probleme.

Në Polici, familjarët e 49- vjeçarit, baba i 3 fëmijëve, nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me konfliktet që ai mund të ketë pasur gjatë punës së tij si emigrant në Greqi apo ndonjë dyshim për konflikte, që kanë shkak rekordet kriminale të vëllait të dënuar për trafik droge në Angli.

Jan Prenga u mor peng mesditën e së premtes në Kamzë nga 2 persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një makinë “Range Rover” të bardhë.

Polica nëpërmjet kamerave të sigurisë gjurmoi lëvizjet e tyre deri në hyrje të Fushë-Krujës. Më pas, një makinë e ngjashme u gjet e djegur. Fillimisht ai u dhunua fizikisht e më pas dy autorët e morën peng, duke u larguar me shpejtësi me një automjet dhe pas lanë vetëm disa njolla gjaku në asfalt.

Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London” në Kamzë të Tiranës. Policia është lajmëruar nga dëshmitarët për ngjarjen e ndodhur dhe shërbimet kanë shkuar me shpejtësi në vendin ku kishte ndodhur konflikti e më pas edhe pengmarrja.

Dëshmitarët u kanë treguar shërbimeve të Policisë së dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar.

Burimet thanë se është bërë këqyrja e kamerave të sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes, por përmes tyre e më pas edhe familjarëve është arritur të identifikohet vetëm i dëmtuari. Të njëjtat burime thanë se personi që dyshohet të jetë marrë peng, është shtetasi Jan Prenga, 48 vjeç, por nuk dihet asgjë rreth autorëve të kësaj ngjarjeje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...