Misteri i zhdukjes së 33 vjeçarit `Labi`, menjëherë pasi u kthye nga Holanda

Tuesday, 21 Janar 2020 10:32

Në puntatën e parë të emisionit më të ri investigues “Uniko” në Klan Plus, u trajtua një ngjarje misterioze e anashkaluar nga mediat shqiptare. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur prej 5 vitesh. Tauland Maze ka humbur gjurmët në mes të Tiranës mesditën e 19 Janarit të vitit 2015. Për herë të fundit ai është parë pranë Kopshtit Zoologjik, aty ku edhe është ndarë me te dy prindërit e tij, për mos t’u takuar më kurrë. Prindërit e të riut kanë qenë të parët të cilët kanë bërë kallëzim në Policinë e Tiranës, me dyshimin se djali i tyre i vetëm është rrëmbyer dhe më pas është zhdukur. Por kush është Tauland Maze?

Ai ka lindur në vitin 1986, në qytetin e Elbasanit. Maze është fëmija i tretë i dy prindërve me origjinë nga Vlora dhe prej shumë vitesh jetonte mes Tiranës, Holandës, Italisë dhe Belgjikës. Në vendin tonë ai kishte vetëm dy precedentë penalë të evidentuar zyrtarisht, atë të falsifikimit të dokumenteve. Ai ka mbajtur tre identitete; Tauland Maze, Tauland Janushi dhe Entoni Janushi. Por njihej dhe me pseudonimin “Labi”. Ndërkohë, sipas autoriteteve shqiptare bëhet me dije se në lidhje me personalitetin e Enton Janushit, nga të dhënat e grumbulluara rezulton se ka qenë emigrant në shumë shtete të Evropës Perëndimore, si në Itali, Francë, Zvicër, Belgjikë dhe Holandë, dhe se gjatë qëndrimit në këto shtete, dyshohet se është marrë me aktivitet të paligjshëm.

Një muaj pas humbjes së kontaktit me të birin, Namik Maze më datën 26 Shkurt 2015 paraqitet në Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj jetës në Policinë e Tiranës, ku ka depozituar kallëzim penal, pasi që prej 19 Janarit të të njëjtit vit, nuk kishte më kontakte me të birin dhe kishte dyshime se mund t’ia kishin rrëmbyer. Dyshimet e babait u përforcuan dhe me provat që ai paraqiti para policisë, karta e identitetit dhe pasaporta e lënë në shtëpi nga ana e të birit si dhe bisedat e fundit me të ku iu kishte rrëfyer se e kishin kërcënuar. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...