Guxoi të tregonte se e lanë pa strehë, bashkia e Shijakut ia shkatërron dhe kasollen!

E mërkurë, 22 Janar 2020 12:18

“Këtu jetoj dhe kam dy muaj. Asnjë nuk ka marrë masa me më dhënë një çap bukë ta sjellë këtu se jam pa punë”. Ky ishte denoncimi i një zonje për emisionin "Tempora" . Familja e saj përbehet prej 5 anëtarësh, por deri më sot ka mbetur në qiell te hapur, pasi bashkia e Shijakut ende nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje për ta strehuar pas mbetjes pa shtëpi prej tërmetit.

“S'ke ikur  ti, s'ke gjetur shtëpi?- tregon zonja se si e pyetën dhe po vetë tregoi edhe përgjigjen: - “ Ku ta gjej shtëpinë o kryetar. Kam dy muaj që kërkoj për shtëpi por nuk kam gjetur!”

Në këto kushte ajo vendosi që të ndërtojë një barakë përpara pallatit të saj, që u kthye në strehë jo vetëm për të, por edhe komshinjtë.

“Ja dhe kjo komshia që është këtu rri këtu me mua. Edhe ai tjetri vjen dhe rri këtu me mua,” tregoi ajo.

Por menjëherë pas denoncimit që ajo bëri në emisionin "Tempora", tek ajo zbarkuan efektivët e Policisë bashkiake të  Shijakut. Misioni ishte i qartë, jo ndihmë për ta por shkatërrimi i strehës së vetme që ata kishin. Arsyet e shkatërrimit të kësaj barakeje i dha për "Temporan" vetë qytetarja:

“ Erdhën gazetarët na morën në intervistë. Sa ikën ata erdhën e prishën policia bashkiake!”.

Dhe darka është e vështirë për këta banorë. Në këto ditë të ftohta dimri, bashkia iu shkatërroi edhe atë strehë të ndërtuar, ndërsa banorët e kaluan natën rreth zjarrit në qiell të hapur.

Modifikuar më E mërkurë, 22 Janar 2020 12:20

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...