‘U turrën të më lidhnin, më qëlluan mua, pastaj Afërditën”, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Ishin dy të rinj, më thanë …

E mërkurë, 22 Janar 2020 12:20

“Dëgjova zhurmë që u hap dera dhe dola për të parë”. Keshtu e ka nisur deshmine e tij biznesmenti Petrit Laze, i cili mbeti i plagosur bashke me gruan e tij, Aferditen, mbrëmjen e së dielës, kur grabitesit i hyne në banesën e tyre në Allias.

Autorët kanë qenë dy dhe pasi iu kanë kërkuar paratë kanë qëlluar mbi çiftin në pjesën e poshtme të trupit duke i lënë të plagosur. Në dëshminë e dhënë për policinë, Laze ka deklaruar se grabitësit kanë qenë të veshur me të zeza dhe të dy me armë në dorë.

 

Ata i kanë kërkuar kasafortën dhe më pas kanë tentuar ta lidhin me natriban por janë përleshur. Vetëm thirrjet e të bërtiturat kanë bërë që ata t’ia mbathin duke i lënë të plagosur burrë e grua.

“Dëgjova zhurmë që u hap dera dhe dola për të parë. Pashë dy të rinjtë të gjatë të maskuar dhe veshur me kapota të gjata dhe të zeza. Njëri kishte pistolete në dorë ndërsa tjetri një armë tjetër më të gjatë. Më thanë ‘duam lekët’! Ku e keni kasafortën?”. Në dorë mbanin një ngjitës natriban dhe u turrën të më lidhnin. U përleshëm dhe më qëlluan. Pastaj qëlluan dhe Afërditën. Ne ulëritëm, kërkuam ndihmë dhe ata u larguan me vrap”, ka thënë biznesmeni Laze.

Çifti ishin në pronësi të disa bizneseve të prodhimit të brumërave, një prej të cilëve ndodhej në katin e parë të objektit ku ndodhi grabitja

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...