Alarmi për virusin vdekjeprurës, i cili po shpërndahet nga Kina ka alarmuar, edhe vendin tonë fqinj Greqinë. Një rast i dyshimte i një qytetari që kishte simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit ka frikësuar Greqinë, gjatë orëve të fundit njoftojnë mendiat vendase.
Bëhej fjalë për një 60 vjeçar nga Selaniku, i cili kishte udhëtuar në Kinë një javë më parë dhe së fundmi ishte kthyer në Greqi. Qytetari kishte ethe të forta dhe probleme në frymëmarrje dhe për këtë arsye u izolua menjëherë.
Megjithatë mëngjesin e sotëm pas analizave që iu bënë në spital, përgjigjet ishin negative, pra nuk rezulton të jetë i prekur nga koronavirusi. Pavarësisht nga kjo autoritetet në Greqi bënë të ditur se pacientit do ti bëhen analiza edhe më të hollësishme, për siguri maksimale në këtë rast.
Greqia po përgatitet të ndërmarrë hapa të rrepta parandaluese në kuadër të kësaj sëmundje që është kthyer në emergjence globale.
Kurse në vendin tjetër fqinj me ne, Italinë, tashmë janë konfirmuar dy raste me koronavirus. Lajmin e konfirmoi ditën e djeshme kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili në një konferencë për shtyp bëri me dije se janë dy turistë kinezë të infektuar me koronavirus, të cilët ndodhen në Itali pasi kishin ardhur si vizitorë. Gjithashtu në Portin e Civitaveçhia në Itali, një anije që kishte brenda rreth 6000 pasagjerë është bllokuar, pasi dy persona u dyshuan me koronavirus.
Në këtë situatë edhe mëngjesin e sotëm ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu ka mbledhur Task Forcën e ngritur më rastin e emergjencës globale që shpalli ditën e djeshme OBSH.