Shpallja e emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë që Shqipëria të marrë disa masa parandaluese. Duke iu referuar burimeve nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Korçë, ” se janë marrë masa në të gjitha pikat doganore të Juglindjes.
Drejtoritë e Shëndetit publik prej ditës se djeshme kanë vendosur në terren grupe mjekësh specialistë të cilët do të verifikojnë çdo shtetas të vendeve aziatike sidomos të zonave të prekura nga koronavirusi që hyjnë në territorin shqiptar.
Grupet e mjekëve do të jenë në gatishmëri përgjatë 24 orëve dhe do alternohen me turne. Përveç grupit të mjekëve, intervistimit nga policë të trajnuar, së fundmi pikave doganore u është shtuar edhe një ambient që do të ekzaminohen rastet e dyshuara.
Deri tani nga dogana e Kapshticës ka hyrë në territorin tonë vetëm një shtetase japoneze, e cila pas verifikimit nga grupi i mjekëve, nuk rezultoi të kishte simptoma gripi.