Virusi vdekjeprurës/ OBSH-ja thirrje të fortë gjithë vendeve: Përgatituni për ‘shpërthime lokale’ të koronavirusit të ri

Saturday, 01 February 2020 10:08

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje qeverive në mbarë botën që të përgatiten për “shpërthime lokale” të koronavirusit të ri.

Njoftimi i sotëm, sipas Rel, vjen pasi Kina tha se numri i viktimave nga virusi është rritur në 259. Kina ka raportuar po ashtu se janë 11,791 raste të konfirmuara me virusin e ri, duke u shndërruar në shpërthim më të madh sesa ai i virusit SARS më 2002-2003

Më herët gjatë javës, OBSH-ja shpalli emergjencë botërore mbi koronavirusin e ri. Kjo organizatë shprehu shqetësimin se disa raste të raportuara jashtë Kinës me këtë virus, mund të paraqesin raste të transmetimit të virusit nga njeriu në njeri.

“Shtetet duhet të përgatiten përimportimin e mundshëm, në mënyrë që të identifikojnë rastet sa më herët që është e mundur që të jenë të gatshme të kontrollojnë shpërthimet e virusit, nëse kjo ndodh”, tha përfaqësuesi i OBSH-së, Gauden Galea.

Të paktën 25 shtete kanë raportuar se kanë identifikuar raste të personave të prekur nga virusi i ri, ku kryesisht bëhet fjalë për persona që kanë udhëtuar nga Kina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...