“Do mbytem në det bashkë me fëmijët”, banori i mbetur pa shtëpi nga tërmeti kërcënon me vetëflijim: Fëmijët qajnë nga i ftohti, unë…

Saturday, 01 February 2020 10:28

Të strehuarit pas tërmetit të 26 nëntorit në Shëngjin, nuk i janë bindur urdhrit të autoriteteve lokale, që u kishin vendos 31 janarin si afat të fundit për të lënë hotelet ku qëndrojnë

Të paktë kanë qenë banorët që janë larguar nga hotelet e Shëngjinit këtë të premte. Ata që lanë hotelet thonë se janë të detyruar të rikthehen në banesat e dëmtuara apo në çadra, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër

Një banor nga Mamurrasi që doli nga hoteli, thotë se ka mbetur në qiell të hapur, pasi shtëpia e tij është shkatërruar. Ai flet për akte vetëflijimi, në kushtet kur ndihet i braktisur nga shteti.

“Unë do shkoj të mbytem në det me gjithë fëmijët e mi, se nuk kam ku të shkoj. Banesa ime është shembur në Mamurras, na ka rënë në tokë. Na sollën këtu dhe tani po na hedhim në rrugë. E lashë hotelin dhe bonusi i qirasë ende nuk ka dalë. Që në ditët e para kam kërkuar për shtëpi me qira, por nuk kam mundur të gjej. Jam i detyruar të shkoj të jetoj me vëllezërit e mi në çadra, ku po bërtasin fëmijët e vegjël nga i ftohti”, tha banori i Mamurrasit.

Ndërkohë, një banor nga Torovica e Lezhës, të cilit i është thënë të lërë hotelin në Shëngjin, thotë se nuk ka mundësi financiare për të shkuar në shtëpi tjetër, pasi banesa e tij është shkatërruar nga tërmeti. Ai kërkon ndihmë nga shteti, teksa ende nuk ka marrë bonus qiraje.

“Unë jam banor i Bashkisë së Lezhës dhe dola nga hoteli sot. Kanë tri ditë që na kanë paralajmëruar për të dalë. Ndihmë ekonomike kam 6 mijë lekë. Kam 4 fëmijë, një e kam të ndarë, tre fëmijë e gruan me vete. Jemi bashkë me gruan të papunë. Nuk kemi përfituar bonus qiraje, as ma ka premtuar njeri. Shtëpinë e kam të shkatërruar, ballkoni i katit të pestë më ka rënë sipër. Nuk di ku të shkojmë. Fëmijët i kam sëmurë, njërin e kam në spital. Me 60 mijë lekë, të hamë bukë a çfarë të bëjmë më parë?”, shprehet ai.

Ndërsa banorët që vijojnë të qëndrojnë në hotele paralajmërojnë rezistencë nëse do tentohet largimi i tyre forcërisht, siç i kanë paralajmëruar. Shumë prej tyre thonë se nuk kanë përfituar ende bonusin e qirasë dhe në këto kushte, nuk kanë ku të shkojnë.

“Nuk kam marrë bonusin se më thonë nuk të takon, se s’ke letra për shtëpi. Unë jam invalide dhe jam në një situatë shumë të vështirë. Na kanë thënë të dalim, por unë nuk do dal se nuk kam ku të shkoj. Shtëpia më është shkatërruar plotësisht. Kanë ardhur tëbashkisë, më thanë nëse nuk dilni vetë, do t’ju nxjerrim forcërisht me Polici. I thashë mos ma përmend Policinë, por i tregova se po me prekën me dorë, do t’i godas dhe unë”, thotë banorja e Kurbinit. Një tjetër banor tregon se ka aplikuar për bonusin e qirasë, por paratë nuk i kanë kaluar ende.

“Kam aplikuar për bonusin e qirasë, por ende s’më kanë kaluar paratë në bankë. Na kanë thënë të dalim nga këtu, por se ku do shkojmë nuk e di. Ma mirë të mbytemi në det, se s’kemi zgjidhje tjetër. Shteti duhet të ndërhyjë për të na gjetur strehim, pasi ne e kemi të pamundur, sepse banesa me qira nuk ka në zonën e Kurbinit”, tha ai.

Në hotelet e Shëngjinit aktualisht janë të strehuar rreth 700 persona nga Kurbini, Lezha dhe Thumana. Zyrtarët e bashkive u kanë kërkuar banorëve që të lirojnë hotelet ku qëndrojnë të strehuar, pasi në të kundërt do të ndërhyhet forcërisht për t’i larguar nga vendi ku qëndrojnë të akomoduar.

Modifikuar më Saturday, 01 February 2020 10:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...