Do testojë kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga pulsi te tensioni i gjakut, si funksionon ‘makina e së vërtetës’

E mërkurë, 05 February 2020 10:57

Në Ministrinë e Brendshme janë diplomuar 5 poligrafët e parë, të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përdorimin e “makinës së të vërtetës”

Këta të diplomuar do të përdorin pajisjet poligrafike te kandidatët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Nga pulsi te tensioni i gjakut, si funksionon makina e së vërtetës

Makina poligrafike mat ndryshimin e trupit gjatë përgjigjeve për pyetjet me po osejo. Disa fisha që lidhen në trup transmetojnë informacion në kompjuter, që më pas bën edhe vlerësime nëse personi po gënjen apo është duke thënë të vërtetën.

Konkretisht, me anë të një fashe të vendosur në krah matet presioni i gjakut nga pulsi, si dhe tensioni i gjakut. Në pjesën e gjoksit dhe në bark vendosen tuba gome, që regjistrojnë frymëmarrjet. Ekspertët thonë se kjo pajisje ka një shkallë saktësie që varion nga 85 në 95%. Për të nxjerrë rezultatet, kësaj pajisjeje i duhen rreth 3 orë.

“Poligrafi është një detektor që është krijuar për të dalluar gënjeshtrën. Specialistët shpjegojnë se është një pajisje ose procedurë që mat dhe regjistron disa indikatorë fiziologjikë, siç janë presioni i gjakut, pulsi, frymëmarrja dhe përçueshmëria e lëkurës ndërsa një person pyetet dhe i përgjigjet një serie pyetjesh. Ekspertët thonë se suksesi në përdorimin e poligrafit është në prodhimin e përgjigjeve fiziologjike që krijon trupi, në rast se personi që i nënshtrohet testit është duke gënjyer. Sidoqoftë, thonë kritikët, nuk ka reaksione specifike fiziologjike që lidhen me gënjeshtrën, duke e bërë të vështirë për të identifikuar faktorët që ndajnë gënjeshtarët nga personat që tregohen të vërtetë. Ekzaminuesit e poligrafit preferojnë të përdorin metodën e tyre individuale të pikëve, në krahasim me teknikat e kompjuterizuara, pasi ata mund të mbrojnë më lehtë vlerësimet e tyre”, shpjegojnë ekspertë të poligrafisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...